Vllaznia “blindon” repartin e mbrojtjes. Për supersfidën ndaj Tiranës, skuadra shkodrane do të ketë të plotë repartin e mbrojtjes pasi Adili ka shlyer pezullimin, ndërsa kapiteni Gurishta është rikuperuar nga dëmtimi dhe është në formë për të luajtur ndaj bardhebluve.

Një lajm i mirë për trajnerin Brdaric pasi në një ndeshje të tillë përballë sulmit më të mirë të kampionatit i duhet t’i ketë të gjithë titullarët e mbrojtjes në dispozicion. Dy mungesat e vetme për ndeshjen ndaj Tiranës do të jenë ato të Da Silvës dhe Jonuzit për shkak dëmtimi.

Që të dy lojtarët nuk janë rikuperuar ende dhe me shumë mundësi nuk do të jenë gati për këtë takim. Klasikja e futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana do të luhet ditën e shtunë në stadiumin “Loro Boriçi” e do të startojë në orën 16:45.

Kjo ndeshje po pritet me shume interes ne Shkoder dhe prej ditesh verehet nje organizim i tifozeve te cilet duan te jene te veçante edhe ne menyren si do ta mbeshtesin skuadren e tyre ne kete ndeshje shume domethenese per ta.