Tirana do të luajë ditën e shtunë sfidën e javës së 25-të të Superligës ndaj Vllaznisë. Klasikja e futbollit shqiptar do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” dhe do të në nisë në orën 16:45.

Për këtë takim, bardheblutë do të kenë dy mungesa të mëdha, Totre dhe Toshevskin. Që të dy lojtarët janë të pezulluar me karton e për këtë arsye nuk do të kenë mundësi që të ndihmojnë skuadrën në sfidën e kësaj jave.

Trajneri Shehi po mendon për formacionin që do të hedhë në fushë, ndërsa alternativat nuk mungojnë. Tekniku i skuadrës kryeqytetase po mendon që të aktivizojë Tolin si mbrojtës të djathtë dhe Hoti në mesfushë, ndërsa opsioni i dytë është skema 3-4-3.

Në portë do të aktivizohet Bekaj, në mbrojtje, Hoxhallari, Behiratche, Najdovski, në mesfushë, Toli, Limaj, Hoti dhe Ismajlgeci, kurse në sulm, Xhixha, Seferi dhe Devid Da Silva. Tirana do vijojë edhe gjatë këtyre dy ditëve stërvitjen për të vulosur përfundimisht formacionin anti-Vllazni./newsport/