Sa here qe gjendet ne Shkoder fundjavave, destinacioni i tij i zakonshem eshte ai i stadiumeve te Shqiperise per te ndjekur e mbeshtetur Vllaznine, skuadren e tij te zemres. E kemi fjalen per kengetarin e mirenjohur te muzikes popullore Bujar Qamili te cilin e shohim jo vetem ne stadiumin “Loro Boriçi” por edhe ne stadiumet e tjera te vendit.
Njeriu qe mban titullin “Mjeshter i Madh” per ate kontribut te madh qe ka dhene ne muzike, njihet si nje tifoz i zjarrte, por shumekush mund te pyese se çfare e lidh Bujar Qamilin me futbollin kaq shume.
Ai njihet nga te gjithe edhe per kenget qe i ka kenduar Vllaznise se futbollit pikerisht ne rastet kur ajo eshte shpallur kampion dy heret e fundit, pikerisht ne vitet 1998 dhe 2001.
Eshte vete ai qe ne nje prononcim per “Shkodra Sport” ben te ditur edhe arsyen pse eshte kaq shume i lidhur me kete loje. “Pasioni im per futbollin eshte shume i madh sepse siç e dini, e kam luajtur kete loje dhe kam qene pjese e ekipeve zinxhir te Vllaznise deri me te rinjte.
Me pas zgjodha muziken dhe natyrisht qe nuk jam pishman per kete gje, megjithate po e perseris, nese nuk do te isha marre me muzike, do te kisha qene futbollist dhe do te kisha luajtur me Vllaznine”.- thote ai.
Te gjithe ata qe kane luajtur futboll me te ne rini, flasin per nje lojtar shume te talentuar, shume teknik dhe si rrjedhoje e ketij pasioni, ai ka luajtur rregullisht dhe madje sa here qe gjen kohe te lire edhe sot e kesaj dite ka deshire te luaje minifutboll me shoket dhe miqte e tij.
www.shkodrasport.com