Ish-gjyqtari I kampionatit shqiptar, Sazan Velçani është shtruar prej disa muajsh në Itali. Ai po lufton me jetën dhe qendrimi I gjatë jashtë shtetit e ka bërë të pamundur financimin nga ana e familjes.

Bashkëshortja e tij dhe 3 fëmijët janë përpjekur me të gjitha forcat por tashmë kërkojnë edhe ndihmën e kominitet të futbollit.

Ata kanë vendosur edhe një numër të llogarisë bankare për të gjithë ata sportdashës që kanë dëshirë të kontribojnë, 210355436060117 UNION BANK Al36214211050210355436060117 ) Kodi Sëift (UNALALTR) Emri i llogarise (Geisi Velcani).

Velçanti në të kaluarën ka mbajtur edhe stemën e FIFA-s, ndërsa tani një infeksion e vuri në vështirësi të madhe duke i rrezikuar jetën. Në ditët e ardhshme ai duhet të bëjë një operacion për transplant të palcës e për këtë arsye familiarët e tij kërkojnë ndihmë./newsport/