Ne vite Vllaznia mund te kete vuajtur per mbrojtesin e majte. Ashtu si shume prej ekipeve sepse eshte nje pozicion qe nuk ka edhe shume lojtare cilesore ne dispozicion.

Por te skuadra shkodrane sivjet per çudi mbase, jane bere bashke dy lojtare me cilesi te mira, malazezi Darko Bulatoviç dhe shkodrani Esin Hakaj.

I pari u projektua dhe erdhi menjehere pas largimit te Isaevskit, ndersa i dyti erdhi pas prishjes se kontrates ne Turqi. Tashme ata jane ne dispozicion te trajnerit Brdariç qe kuptohet ka rene paksa ne hall se cilin te aktivizoje.

Kuptohet qe te dy nuk mund te luajne njeherazi (me perjashtim te rastit kur Bulatoviç mund te aktivizohet ne qender te mbrojtjes) dhe tashme duhet pare se cili do ta nise kampionatin nga fillimi si titullar.

Ne finalen e Superkupes u aktivizua Bulatoviç ndersa per Hakajn pati disa minuta ne fund ngaqe nuk kishte shume dite qe i ishte bashkuar skuadres. Me 11 shtator e me pas, do te jete ndryshe ndoshta. Kuptohet qe asnjeri nuk do ta deshironte pankinen e per kete arsye, stervitja do te jete e forte dhe lojtaret do te “nxjerrin xixa” per te bindur trajnerin./SHKODRA-SPORT.COM/