Bajerni i Mynihut është kampion i Bundesligës për të 11-tin vit radhazi, pas fitores 1-2 përballë Këlnit dhe pas barazimit që Dortmund bëri në shtëpi përballë Maincit me rezultatin 2-2.

Emocionet ishin të pafundme në Bundesligë në këtë javë të fundit, me bavarezët që gjetën golin në minutën e 8’ me Koman. Ndërkohë në “Signal Induna Park”, Mainci gjeti golin në minutën e 15’ dhe më pas në minutën e 24’.

Në minutën e 81’ Këlni barazoi për t’i dhënë shpresë Dortmundit, i cili kishte gjetur rrjetën me Gerreiron, por në të 90’ ishte Xhamal Musiala i cili kaloi sërish në avantazh bavarezët, për t’i dhënë atyre titullin e 11-të radhazi, teksa goli i Zyles në minutën e 96’, nuk i shërbeu verdhezinjve.

Kështu Bajerni shpallet kampion, edhe pse me pikë të barabarta, pasi golavarazhi flet dukshëm për bavarezët.Në sfidat e tjera, Union Berlini shkroi historinë duke u kualifikuar në Ligën e Kampionëve pas fitores me Verder Bremen.

Shalke 04 ra zyrtarisht nga kategoria pas disfatës 4-2 nga Lajpcig, ndërsa Shtutgarti do të luajë në “play out”.

REZULTATET


DORTMUND 2-2 MAINC

Gerreiro 69′, Zyle 90+6′ / Hançe-Olsen 15′, Onisiuo 24′


KËLN 1-2 BAJERN MYNIH

Ljubiçiç (P) 81′ / Koman 8′, Musiala 90′