Do të startojë në orën 15:00, në stadiumin “Adush Muça”, sfida Bylis-Egnatia, e vlefshme për javën e 5-të të Kategorisë Superiore.

Skuadra e drejtuar nga Arian Bellai vjen pas fitores ndaj Laçit në transfertë dhe do të tentojë suksesin e dytë radhazi, e njëjta gjë vlen edhe për rrogozhinasit e Edlir Tetovës, të cilët në këtë takim vijnë pas fitoreve ndaj Laçit dhe Vllaznisë dhe do të kërkojnë të ruajnë këtë ecuri të rezultateve pozitive.

Bylis (4-2-3-1): Teqja, Trumçi, Janku, Damchevski, Lorran, Qoshku, Maçolli, Lajthia, Qardaku, Anthony, Kaçorri Tr: Arjan Bellaj

Egnatia (3-4-3): Sherri, Kacbufi, Malota, Atanda, Fangaj, Zejnullai, Medeiros, Musta, Delarge, Mihana, Camaj Tr: Edlir Tetova

Arbitër: Florjan Lata

Asistent i parë – Fatmir Lama (Durrës)

Asistent i dytë – Maringlen Llukmani (Vlorë)

Arbitër i katërt – Adrian Beqiraj (Tiranë)

VAR – Andi Koçi (Tiranë)

AVAR – Herald Lisaku (Durrës)