I kënaqur që objektivi u arrit por megjithatë janë shumë gjëra që duhet të marrin përgjigje sa më shpejt. Trajneri i Vllaznisë Agim Canaj ka folur pas ndeshjes së sotme me Erzenin, edhe për sfidën finale ndaj Bylisit ku padyshim do të kërkohet fitorja

“Objektivi është realizuar prej disa javësh dhe të them të drejtën atë që unë kërkoja ishin këto 90 minuta. Unë nuk isha i kënaqur me këto 90 minuta por të them të drejtën motivimi ka munguar. Unë hodha më shumë se 80 % të ekipit që do të jetë në fushë në takimin final të Kupës.

Ne, ky takim nga shërbeu për të shikuar dobësitë tonë e për t’i rregulluar për takimin final me Bylisin. Për të ardhem unë mendoj se është një pyetje që duhet që ta zgjidhin të tjerët dhe jo unë. Unë shprehem që gjërat të marrin drejtimin e duhur sa më shpejt.

Pasi unë mendoj se koha është e limituar dhe kampionati vjen shpejt. Të them të drejtën ardhja ime këtu nuk kishte asnjë lloj kushte dhe deri tani unë nuk kam folur për të ardhmen. Për të ardhmen do të mendojnë ato dhe dëshira im është që të vazhdoj duke parë shumë element që unë kamë vërejtur.

Superiorja është një garë e fortë. Nëse do të vazhdojmë me rritmet e të shkuarës atëherë do të jemi shumë vonë. Ne duhet që të gjejmë një rritëm të të ardhmes. Unë piketat i kam tani, shoh situatën e shoh grupin dhe kur të shtrohen në tavolinë do të jap përgjigjen e duhur.

Ajo që është e para, është që ulemi në tavolinë dhe të shohim çfarë duhet. Në qoftë se do të vazhdoj unë, do të shpehem. Nëse jo do të vazhdoj punën time, pa më ngelur hatri për asnjë gjë. Unë kam ndryshuar 14 skuadra dhe kërkoj që të bëj një gjë të mirë tek Vllaznia. Për të ndërtuar një skuadër që t’i përshtatet superiores”.
© shkodrasport.com