Kënaqësinë e fitores nuk ka mundur dot ta fshehë edhe në prononcimin për mediat. Agim Canaj ka arritur fitoren e tretë në krye të Vllaznisë në po kaq ndeshje të luajtura. Duke folur pas ndeshjes së sotme me Korabin, ai ka vlerësuar ekipin për paraqitjen e bërë në fushën e lojës.

“Mendoj që kjo ndeshje vlejti më shumë për grupin që nuk ka luajtur dhe për ndonjë lojtar tjetër që ka patur pak hapësira. Ne do të bëjëm rotacion në skuadër në këto ditë dhe do të mendojmë për ndeshjen finale. Unë pashë disa gjëra të mira por gjithmonë me hope.

Kuptohet se ka probleme në ndërtimin e lojës pasi ka një pjesë lojtarësh që janë aktivzuar më pak. Por ajo që është e rëndësishme është se të gjithë dhanë maksimumin dhe fitorja është e rëndësishme.

Trajneri nuk është i kënaqur me ato që kërkon por megjithatë duke patur një grup të madh nga stoli, nuk pritet që të gjitha gjërat të shkojnë vaj. Por unë ato detyra të thjeshta që kërkova u realizuan. Por mendoj se dy-tre lojtarë që janë afër skuadrës bënë paraqitje të mirë.

Pjesa tjetër kërkon një kohë më të gjatë. Kemi një vlerësim për ato që kemi për të ardhmen. Unë shpresoj që ta mbyll pozitivisht deri në fund por hap pas hapi përmes një strategjie të tërë duhet që të mendojmë për të ardhmen, për të sistemuar gjërat.
© shkodrasport.com