Korabi i tij edhe me mungesat e shumta që kishte në formacion sot, natyrisht që nuk mund të bënte më shumë veçse të pranonte humbje. Trajneri Dorian Bubeqi e ka thënë këtë gjë edhe në konferencën e shtypit të pasndeshjes ku fillimisht ka uruar shkodranët për ngjitjen në Superligë

“Fillimisht dua që të uroj ekipin e Vllaznisë për rikthimin në Superligë. Është një ekip që e meriton të jetë në Superligë. Për mua një rezultat minimal 1-0 është i pritshëm.

Pasi kemi arritur objektivin që ishte pesëshja e parë, i kam kërkuar të gjithë djemve që të luajën lirshëm futboll dhe të shfaqin vlerat e tyre.

Mendoj se edhe sot bënë një paraqitje të mirë. U ndëshkuam për një gabim tonin, por kjo ka pak rëndësi tani. Mendoj se ne jemi në rrugën e mbarë me djem e rinj që kemi. Mendoj se nuk do të kërkojmë që ta mbyllim në vendin e pestë por do të kërkojmë marrim më të mirën në takimet e mbetura”.
© shkodrasport.com