Ne tre perballjet e sivjetme ne mes Vllaznise dhe Kukesit, skuadrat kane ndare nga 4 pike secila teksa kane arritur nga nje fitore, nje barazim dhe nje humbje.
Interesant eshte fakti qe Vllaznia ka fituar jashte ndaj ketij kundershtari, po ashtu Kukesi ka fituar brenda ne Shkoder ne fazen e dyte, nderkohe qe dy dite me pare kuqeblute i moren barazim kukesianeve ne transferte.
Duket nje histori disi e komplikuar kjo gje, ngaqe nuk ka me “ndeshje brenda dhe ndeshje jashte” dhe per ta shpjeguar kete gje, ka dhene nje mendim edhe Agim Canaj, njeriu qe e ka drejtuar tre here Vllaznine gjate karrieres se tij si trajner.
“Kukësi ka një problem psikologjik. Është një nga skuadrat që ka kaluar më shpejt çdo lloj krize. Objektivi i tyre është që çdo gjë duhet marrë me patjetër. Dot ë thosha që, sepse e kam drejtuar edhe Vllazninë, gjithmonë Vllaznia i ka marrë pikë jashtë Kukësit, ndërsa Kukësi ka fituar në Shkodër. Kukësi ka një psikologji të njëjtë, si brenda dhe jashtë fushe. E shoh pozitive për Kukësin ndeshjen në Korçë”- ka thene Canaj.
Por ne fakt nje gje e tille duket se vlen edhe per Vllaznine e ketij sezoni. Ajo po ben me mire ne ndeshjet qe luan ne transferte sesa ne shtepine e tyre, aq sa vete tifozet shkodrane kane hedhur idene qe me mire kuqeblute t’i luajne te gjitha ndeshjet jashte.
www.shkodrasport.com