Legjenda italiane, Fabio Cannavaro beson se Real Madridi do të ketë avantazh ndaj Manchester Cityt në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Los Blancos barazuan 1-1 me Cityn në ndeshjen e parë gjysmëfinalen në Santiago Bernabeu, një lojë emocionuese dhe e tensionuar që lë gjithçka në tavolinë për ndeshjen e dytë.

Ndërsa Real Madridi është i uritur për të përsëritur bëmat e tij evropiane dhe për të fituar titullin e 14-të në këtë garë, City është i etur që më në fund të arrijë në duart e tyre për herë të parë trofeun e Ligës së Kampionëve.

Duke folur për gazetën AS, Cannavaro fillimisht ka reflektuar për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes Real Madrid dhe Manchester City.

“Me Cityn ishte një lojë e mrekullueshme, e luajtur mirë nga të dyja skuadrat dhe me një rezultat final shumë të balancuar që lë gjithçka të hapur për Etihad”, ka thënë fillimisht Cannavaro.

Ai hodhi poshtë sugjerimin se skuadra e Pep Guardiolës ishte favorit, duke shpjeguar pse ai beson se Los Blancos kanë një avantazh.

“Unë nuk e shoh kështu. Duke e njohur Real Madridin, jam i bindur se ata do të shkojnë në Mançester për të fituar, gjithmonë të armatosur”.Për llojin e futbollit që luajnë me Ancelottin edhe jashtë shtëpisë, e shoh Realin si favorit për ndeshjen e kthimit”.

Shpresoj se ata mund të kualifikohen në një tjetër finale të Ligës së Kampionëve”. Ata kanë një trajner që në heshtje përfundon gjithmonë duke arritur diku. Carlo është një fenomen në këtë kuptim dhe, për këtë arsye, Real Madrid gjithmonë përfundon duke i frikësuar rivalët e tyre në gjysmëfinale”, përfundoi italiani. /Telegrafi/