Vllaznia fiton me UAT dhe përforcon vendin e tretë

Ekipi shkodran në basketboll për meshkuj, në javën e tetë të kampionatit ka arritur një fitore me shumë vlera ndaj ekipit UAT. Ndeshja është luajtur në pallatin e sportit "Asllan Rusi" të kryeqytetit dhe Vllaznia e ka fituar atë me rezultatin 75-59. Loja ka qenë e kontrolluar gjatë gjithë lojës nga djemtë e trajnerit Bledar Gjeaçaj. Ata e kanë fituar periodën e parë në shifrat 27-20 ndërsa në të dytën ka patur barazim 15-15 por është ruajtur diferenca prej 7 pikësh e periodës së parë. Me këtë diferencë pikësh, dy ekipet kanë shkuar në pushim për t'u thelluar sërish në favor të Vllaznisë sërish kjo diferencë në periodën e tretë kur fiton 16-10. Pas fitores edhe të kësaj periode, shkodranët nuk e vuan asnjëherë në dyshim fitore, madje ata e fitojnë edhe periodën e katërt në shifrat 17-14 dhe gjithë ndeshjen me rezultatin 75-59.

Vllaznia për të rinj mund Pogradecin 61-45

Sot në mesditë në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" të Shkodrës është luajtur ndeshja e javës së 5-të e kampionatit kombëtar të basketbollit për të rinj në mes ekipeve të Vllaznisë dhe Pogradecit. Shkodranët e trajnerit Roland Koka vinin pas dy humbjeve në ndeshjet e fundit me dy prej rivalëve të tyre, Virtus Tirana dhe Superior Klima dhe sigurisht që do kërkonin me insistim fitoren, që në fakt e arritën pa u djersitur shumë. Rezultati përfundimtar i këtij takimi ka qenë 61-45 për Vllazninë. Pra një fitore me 16 pikë diferencë, fitore e cila e ngjit këtë skuadër në kuotën e 8 pikë pas 5 javëve kampionat.

Vllaznia për femra mund Elbasanin 86-66

Ekipi i vajzave të rritura në basketboll i Vllaznisë, ka arritur një fitore të pastër me rezultatin 86-66 ndaj Elbasanit. Ndeshja e vlefshme për kampionatin kombëtar, është zhvilluar mesditën e sotme në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" të Shkodrës. Ajo është dominuar nga fillimi dhe deri në fund nga vajzat e trajnerit Rajmond Rasha. Këtë e vërteton më së miri rezultati i periodës së parë të kësaj ndeshje që ka fiksuar shifrat 32-16. Pra 16 pikët e avantazhit do t'i jepnin qetësinë vajzave shkodrane për ta ruajtur atë deri në fund. Në të dytën kemi sërish shifra në favor të Vllaznisë, 24-18 e po ashtu edhe në të tretën, 13-12.

Vllaznia e humb ndeshjen e prapambetur ndaj Kamza Basket

Skuadra shkodrane e basketbollit për meshkuj nuk ka mundur të bëjë dot asgjë për ta fituar ndeshjen ndaj Kamza Basket e luajtur sot pasdite në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" të qytetit të Shkodrës. Kjo ndeshje ka qenë e prapambetur për javën e shtatë të kampionatit ngaqë ajo ishte për t'u luajtur të shtunën që shkoi por për arsye atmosferike u pat shtyrë. Në takimin e sotëm, që në periodën e parë u vërejt dominimi i basketbollistëve të Kamzës. Ata e mbyllën 10 minutëshin e parë në shifrat 22-9 në favor të tyre. Kaq mjaftoi për të kuptuar se Vllaznia e trajnerit Gjeçaj do ta kishte të vështirë për të kërkuar fitoren në këtë ndeshje.

Vllaznia për të rinj humbet ndaj Superior Klima

Ekipi i të rinjve të Vllaznisë në basketboll e ka humbur edhe ndeshjen e javës së tretë të kampionatit. Këtë herë ata janë ndeshur sërish me një rival të fortë për titullin kampion, pikërisht Superior Klima. Rezultati përfundimtar i ndeshjes së luajtur në Tiranë ka qenë 62-55 për ekipinprivat kryeqytetas.  Shkodranët e drejtuar nga trajneri Roland Koka nuk kanë bërë një paraqitje dhe aq të mirë sa mendohej edhe për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të ndonjërit prej titullarëve të tyre.

Vllaznia- Kamza Basket, shtyhet ndeshja e meshkujve

Ndeshja e vlefshme për kampionatin kombëtar të basketbollit të meshkujve në mes ekipeve të Vllaznisë dhe Kamza Basket e planifikuar për sot pasdite në orën 17.00 në pallatin e sportit "Qazim Dervishi", nuk do të zhvillohet. Drejtuesit e dy ekipeve kanë rënë dakord ta shtyjnë këtë ndeshje si rrjedhojë e kushteve të rënduara atmosferike. Për rrjedhojë, ekipi i Kamzës nuk e ka marrë fare rrugën për në Shkodër. Dikush mund të thotë se bora e rënë nuk ndikon në pallatin e sportit që është i mbuluar por lagështira e madhe që mbizotëron në ambjentet e tij, e bën të pamundur zhvillimin e ndeshjes në kushte normale.

Vllaznia për femra humbet me Apoloninë 65-80

Skuadra shkodrane e Vllaznisë në basketboll për të rritura, e ka humbur edhe ndeshjen e rradhës. Atë që ka luajtur pasditen e sotme ndaj Apolonisë së Fierit. Ndeshja në fakt nuk është zhvilluar në Fier por në pallatin e sportit "Ramazan Njala" të Durrësit.Ajo është dominuar gjatë gjithë kohës nga vajzat fierake që nuk e kanë vënë asnjëherë në dyshim fitoren. Rezultati përfundimtar i arritur në përfundim të ndeshjes ka qenë 80-65. Apolonia vetëm pak ditë më parë fitoi Kupën e Shqipërisë dhe është aktualisht ndër skuadra më të mira të basketbollit të femrave në vendin tonë.

Dy humbje për ekipet e të rinjve të Vllaznisë në javën e tretë

Java e tretë e kampionatit kombëtar të të rinjve, nuk ka qenë e mbarë për ekipin e të rinjve dhe të rejave të Vllaznisë. të dy ato, i kanë humbur ndeshjet e rradhës teksa kanë luajtur në tranasfertë, djemtë në Tiranë dhe vajzat në Vlorë. Më interesante ka qenë ndeshja e djemve Virtus Tirana- Vllaznia. Ka patur një rivalitet të fortë gjatë gjithë ndeshjes edhe për faktin se të dy ekipet i kishin fituar ndeshjet e para dhe ishin me pikë të barabarta në krye të renditjes. Vllaznia në fakt ka qenë shumë pranë fitores madje ka udhëhequr deri në shifrat 57-50 por këtu ajo gabon në lojën e saj dhe pas barazimit të rezultatit në 59-59, ka qenë Virtus Tirana që ka shënuar dy pikët e fitore dhe ka fituar krejt ndeshjen me rezultatin 61-59.

Vllaznia për meshkuj mund një rival direkt, Teutën 64-63

Skuadra e Vllaznisë në basketboll për meshkuj ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj Teutës, njërës prej rivaleve të saj. Rezultati përfundimtar i ndeshjes ka qenë shumë i ngushtë, 64-63 në favor të shkodranëve. Ndeshja është luajtur në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" dhe është ndjekur nga një numër i konsiderueshëm tifozësh që kanë patur mundësi të shohin një rivalitet të bukur mes dy ekipeve. Kanë qenë vendasit ata që kanë fituar periodën e parë në shifrat 19-16. U duk se do ishin ata që do udhëhiqnin lojën vazhdimisht por nuk ndodh kështu teksa miqtë nga Durrësi, në periodën e dytë luajnë më mirë dhe e fitojnë atë me rezultatin 21-15.

Vllaznia për femra mundet nga Kamza Basket 63-82

Pasditen e sotme në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" të qytetit të Shkodrës është luajtur ndeshja e vlefshme për javën e parë të fazës së dytë të kampionatit kombëtar të basketbollit për femra në mes ekipeve të Vllaznisë dhe Kamza Basket. Vajzat shkodrane nën drejtimin e trajnerit Rajmond Rasha shpresonin tek një sukses i mundshëm në këtë ndeshje në mënyrë që ata të kishin shanset e tyre për një vend në katërshen e ekipeve më të mira, por nuk ka ndodhur kështu. Miket të drejtuara nga trajneri i tyre, shkodrani Zenel Vekshari e kanë filluar ndeshjen duke e udhëhequr që në fillim atë dhe e kanë mbyllur periodën e parë në shifrat 23-14 në favor të tyre.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI