Basketbollistët e rinj të Vllaznisë kanë arritur një tjetër fitore në kampionat. Këtë herë ndaj ekipit të Partizanit në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit.

Djemtë e drejtuar nga trajnerët Roland Koka e Fatjon Taraboshi kanë fituar me rezultatin 73-54.

Diferenca prej 19 pikësh e rregjistruar në fundin e takimit tregon më së miri epërsinë që basketbollistët e rinj shkodranë kanë patur në këtë takim ndaj kundërshtarëve të tyre.

Me fitoren e sotme, Vllaznia vazhdon rrugëtimin e saj të sigurtë drejt kreut të renditjes dhe sigurisht edhe mbrojtjes së titullit kampion.

Gara padyshim që do të jetë e fortë deri në fund por ata nuk e kanë ndër mend të heqin dorë kollaj nga arritja e këtij objektivi.
© shkodrasport.com