Gjeçaj; Tre trofetë e fituar? Bukur por duam edhe të katërtin
Sarajlija lë Vllazninë. S’mund të luaj më në atë parket

Basketbollisti më i mirë i Vllaznisë Mirza Sarajlija i ka thënë lamtumirë asaj. Arsyeja ka të bëjë me problemet shëndetësore që i ka sjellë atij parketi i pallatit të sportit “Qazim Dervishi”. Shqetësimin për këtë, lojtar slloven kishte ditë që e kishte shprehur por tashmë e ka marrë një vendim të tillë. Madje, ia ka komunikuar edhe presidentit të shoqatës së basketbollit Vllaznia, Sokol Dibra në takimin që ka patur me të dy ditë më parë para se të largohej për në Slloveni. Këtë gjë e ka bërë të ditur për gazetën vetë presidenti Dibra që është shprehur:
Vllaznia fituese e Kupës së Republikës edhe për vitin 2014

Vllaznia në basketboll për meshkuj është shpallur fituese e Kupës së Republikës edhe për vitin 2014. Ajo ka mundur pasditen e sotme në finale ekipin Kamza Basket me rezultatin 75-63 duke u shpallur fituese e Kupës për të dytin vit me rradhë.Në gjysmëfinale shkodranët kishin fituar ndaj Partizanit në shifrat 67-54 ndërsa në takimin tjetër, Kamza Basket ka shkaktuar suprizën duke fituar 87-84 me Tiranën që mendohej pretendente.
Parketi i “Qazim Dervishit” do shtrohet sërish nga fillimi

Tashmë është vendosur. Parketi i pallatit të sportit “Qazim Dervishi” do të hiqet nga vendi dhe do të shtrohet sërish nga fillimi. Lajmi është konfirmuar ditën e djeshme në një prononcim për mediat nga drejtoresha e zyrës së urbanistikës pranë Bashkisë Shkodër Aida Shllaku. Sipas tij, parketi nuk është marrë në dorëzim ende dhe meqenëse janë vërejtur shumë anomali, është urdhëruar firma përkatëse për shtrimin sërish të tij.
Sigal Prishtina fitore me vështirësi ndaj Vllaznisë

Vllaznia nuk arrin të fitojë as në ndeshjen e katërt që luan në Shkodër, njëkohësisht të fundit në fushën e vet, në takimet e vlefshme për Ligën Ballkanike. Megjithatë, pasditen e djeshme ndaj Sigal Prishtinës, basketbollistët shkodranë kanë bërë një paraqitje shumë të mirë dhe me pak kujdes edhe mund ta kishin fituar ndeshjen.
Vllaznia për meshkuj kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës

Vllaznia është kualifikuar pa asnjë vështirësi për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj. Në ndeshjen çerekfinale ndaj Elbasanit të luajtur pasditen e së martës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, basketbollistët shkodranë kanë fituar me rezultatin 100 me 83. Ndeshja është dominuar nga fillimi e deri në fund nga vendasit të cilët në këtë takim kanë luajtur me lojtarët rezervë.
Vllaznia mund edhe Kamza Basket, 77-56. Fitorja e 8-të rradhazi
Vllaznia- Kamza, të shtunën ora 18.00 në “Qazim Dervishi”

Java e tetë e kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj do të dhurojë një sfidë shumë interesante. Në Shkodër, Vllaznia do të presë një nga ekipet rivale, pikërisht atë të Kamza Basket në një ndeshje që është vlerësuar maksimalisht në kampin shkodran. Madje trajneri Bledar Gjeçaj ka njëfarë frike nëse humbja e fundit në Ligën Ballkanike me ekipin maqedonas Kozuv të mos ketë ndikuar tek skuadra.
Bekteshi: Luajtëm dobët por Kozuv ishte shumë lart

Pavarësisht humbjes shumë të thellë ndaj ekipit maqedonas Kuzov, basketbollistët e Vllaznisë kanë marrë shumë duartrokitje nga tifozët e shumtë shkodranë që kanë qenë të pranishëm mbrëmjen e së martës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Kuptohet që ata kanë qenë të vetëdijshëm për nivelin e ekipit të tyre dhe po ashtu edhe për atë të ekipit maqedonas i cili jo më kot kryeson grupin e Ligës Ballkanike. Njëri nga lojtarët e Vllaznisë, pikërisht Damjan Bekteshi, në një prononcim për mediat pas ndeshjes sigurisht që ka kërkuar falje për paraqitjen jo të mirë të këtij ekipi në këtë ndeshje e njëkohësisht ka evidentuar edhe vlerat e kundërshtarit.
Vllaznia e pafuqishme ndaj maqedonasve të Kozuv. Mundet 52-88

Ndryshe nga ndeshja me Krajovën që pati shumë rivalitet, ndeshja e rradhës e vlefshme për Ligën Ballkanike ndaj maqedonasve të Kozuv, basketbollistët e Vllaznisë këtë herë kanë zhgënjyer me paraqitjet e tyre. Ato kanë humbur me rezultatin e thellë 88 me 52. Natyrisht niveli I kundërshtarit ka qenë I lartë dhe jo më kot, ato ndodhen në vendin e parë në renditje por edhe shkodranët nuk kanë bindur me lojën e tyre në këtë takim.



















