Vllaznia edhe për të rinj shpallet kampione e Shqipërisë

0

Vllaznia është shpallur kampione e Shqipërisë edhe për të rinj në basketboll. Ajo ka triumfuar në finale ndaj ekipit të Teutës me rezultatin 62 me 47 në një ndeshje që ka dhuruar shumë emocione. Vllaznia dhe Teuta kanë qenë ekipet më të mira të kampionatit dhe këtë e kanë treguar edhe në ndeshjen finale e cila është ndjekur nga një masë e madhe spektatorësh. Ekipi shkodran e ka nisur që në minutën e parë në avantazh dhe atë e ka ruajtur deri në fund teksa është dëgjuar vërshëllima e gjyqtarit dhe basketbollistët bashkë me stafin drejtues dhe tifozët kanë shpërthyer në delir.

Basketbollistët e rinj të Vllaznisë duan edhe ato titullin kampion

0

Pas basketbollit të të rrituve që na dhuroi shumë emocione në momentin e shpalljes kampion pak ditë më parë, edhe ekipi I të rinjve të Vllaznisë është shumë pranë shpalljes kampion. Këtë fundjavë do të zhvillohet në Shkodër plej- ofi i kampionatit ku do të marrin pjesë 4 ekipet më të mira të vendit. Sipas shortit të paracaktuar, ndeshja e parë gjysmëfinale do të jetë ajo në mes ekipeve të Teutës dhe Partizanit që do të zhvillohet të shtunën në orën 15.00 ndërsa në orën 17.00 do të ndeshet Vllaznia me Superior Klima. Fituesit e këtyre dy ndeshjeve, më pas do të takohen në finale e cila do të zhvillohet të dielën në orën 18.00 në palatin e sportit “Qazim Dervishi”. Duke folur për gazetën www.shkodrasport.com, trajneri I këtij ekipi Roland Koka ka premtuar trofeun e pestë kampion në 10 vitet që e drejton atë.

Vllaznia për meshkuj shpallet kampione e Shqipërisë pas plot 14 vitesh

0

Vllaznia në basketboll për meshkuj është shpallur mbrëmë kampione e Shqipërisë. Ajo ka mundur në tre ndeshje finale ekipin e Tiranës duke mos patur nevojë të luajë më ndeshjen e katërt dhe të pestë. Titulli kampion kthehet në Shkodër pas plot 14 vitesh mungesë e kjo është festuar në mënyrën më të mirë të mundshme në një atmosferë vërtetë entuziaste. Ndeshja ka nisur më mirë për Tiranën e cila ka dominuar në dy periodat e para megjithatë gjërat kanë ndryshuar në dy periodat e tjera teksa shkodranët kanë fituar me rezultatin e përgjithshëm 84-73.

Vllaznia- Tirana, nesër finalja e tretë, ajo e titullit

0

Pasditja e së enjtes pritet të dhurojë shumë emocione në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Luhet finalja e tretë e kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj në mes Vllaznisë dhe Tiranës. Fitorja e shkodranëve në këtë takim do të thoshte mbyllje e kampionatit dhe shpalljen e tyre kampionë të këtij sezoni. Njëri nga titullarët e ekipit, shtatëlarti Gjon Ndoja është I bindur se fitorja do t’I takojë Vllaznisë edhe në këtë ndeshje. "Jemi përgatitur për ta mbyllur me sukses edhe këtë ndeshje të tretë. Skuadra është në formën e duhur dhe besoj se do fitojmë dhe më pas do gëzojmë të gjithë sëbashku"- ka thënë ai.

Vllaznia fiton edhe finalen e dytë. 95-79 brenda në “Asllan Rusi”

0

Pasditen e sotme në pallatin e sportit "Asllan Rusi" të kryeqytetit është luajtur ndeshja e dytë finale e kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj në mes ekipeve të Tiranës dhe Vllaznisë. Kjo e fundit ka luajtur më mirë dhe ka fituar 95-79 duke bërë kështu që numri i ndeshjeve finale të shkojë në 2-0 për shkodranët. Me këtë fitore të sotme Vllaznia duket shumë pranë titullit kampion. Ndeshja e sotme ka qenë e dominuar nga fillimi e deri në fund nga basketbollistët e trajnerit Gjeçaj ku ka rënë në sy forma e shkëlqyer e Gjokoviç dhe Sarajlijës që sëbashku kanë shënuar plot 68 pikë në këtë takim.

Vllaznia mund Tiranën në finalen e parë. Fitore në sekondat e fundit

0

Vllaznia-Tirana është finalja e parë, e cila ka mrekulluar të gjithë. Vetëm me një pikë në sekondat e fundit të lojës ka arritur që Vllaznia të koleksionojë fitoren e parë. Edhe pse Tirana ka kryesuar nga fillimi i lojës e deri në sekondat e fundit, në mbyllje është Vllaznia që buzëqesh. Miqtë shtangin pallatin e sportit të mbushur plot me tifozë kuqeblu, teksa marrin kryesimin në 0-10. Vllaznia është e shpërqendruar dhe gabon në lojën sulmuese, ndërsa nuk mbron siç duhet. Gradualisht shkodranët përpiqen dhe e mbyllin periodën e parë 19-21. Sapo fillon e dyta, Vllaznia për të parën herë barazon 21-21.

Kapiteni Berdica: Vllaznia do shpallet kampione sivjet

0

Finalja e parë e kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj në mes ekipeve të Vllaznisë dhe Tiranës, që do të luhet të martën në orën 19.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” pritet me mjaft interes në Shkodër. Vllaznia konsiderohet me të drejtë favorite për fitimin e titullit kampion dhe prandja kapiteni I saj Ervin Berdica, në një intervistë për gazetën shkodrasport.com, ka bërë të ditur se ekipi I tij nuk I frikësohet aspak kundërshtarit por vetëm euforisë.

Vllaznia fiton gjysmëfinalen e parë. Mund 80-62 UAT-në

0

Vllaznia në basketboll për meshkuj e ka hedhur hapin e parë drejt finales së kampionatit. Në takimin e parë gjysmëfinale, atë ndaj ekipit të Universitetit Amerikan të Tiranës, të luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, basketbollistët kuqeblu nuk e kanë patur shumë të vështirë të triumfojnë ato nuk kanë luajtur në maksimumin e tyre e kjo u pa qartë në fushë teksa dy periodat e para janë mbyllur, e para në shifrat 24-22 dhe e dyta 15-14. Në këtë mënyrë me vetëm 3 pikë diferencë dy ekipet kanë shkuar në pushimin e ndeshjes ndërkohë që për fatin e ndeshjes do vendoste perioda e tretë e fituar nga Vllaznia 25-11 ndërsa në të katërtën vetëm ruhet diferenca dhe ajo fitohet 16-15 duke bërë kështu që I gjithë takimi të mbyllet me rezultatin 80-62 për Vllazninë që hedh hapin drejt finales.

Vllaznia- UAT, gjysmëfinalja e parë nesër në orën 19.00

0

Kampionati kombëtar I basketbollit ka hyrë tashmë në fazën e tij më interesante. Pas përfundimit të dy fazëve të tij, tashmë nis faza e plej- ofit ku marrin pjesë katër ekipet më të mira të vendit. Nëse për tre të parat nuk ka patur asnjë suprizë teksa janë kualifikuar Vllaznia, Kamza Basket dhe Tirana, për të katërtën ka patur një ndryshim. Pritej që ajo të ishte Apolonia por në fakt është kualifikuar ekipi I Universitetit Amerikan të Tiranës. Ky do të jetë njëkohësisht edhe kundërshtari I Vllaznisë në gjysmëfinale. Ndeshja e parë në mes këtyre dy ekipeve do të luhet në Shkodër pasditen e së premtes.

Vllaznia mund lehtësisht Kamzën, 104-71. 19 fitore në 20 ndeshje

0

Vllaznia në basketboll për meshkuj vazhdon serinë e rekordeve teksa pasditen e së shtunës ka arritur fitoren e 19-të në 20 ndeshjet e luajtura deri tani në kampionat. Fitorja e
djeshme ka qenë e thellë, me rezultatin 104 me 71 dhe ajo merr më tepër rëndësi rëndësi sepse është arritur ndaj rivalit kryesor në luftën për titullin kampion, ekipit të Kamza Basket. Ndeshja ka qenë e dominuar totalisht nga Vllaznia e cila e ka nisur në avantazh që në periodën e parë, të fituar 32 me 19, për të vazhduar me të dytën ku do të fitonte Kamza Basket 24 me 15. U duk se ndeshja do futej në rivalitet megjithatë në dy periodat e tjera Vllaznia dominon dukshëm, 34 me 12 dhe të fundit 23 me 16, duke vulosur rezultatin e përgjithshëm 104 me 71.