Basketbolli shkodran dhe ai shqiptar kanë humbur këto ditë një emër shumë të njohur: Ish- arbitrin Gëzim Dizdari. Ai është ndarë nga jeta në moshën 71 vjeçare por duke lënë pas kujtime shumë të bukura nga jeta sportive dhe jo vetëm. Kontributi i tij për shumë vite me rradhë ka qenë i madh në këtë sport teksa ka arbitruar me shumë pasion e ndershmëri por Gëzimi është njohur edhe për punën e shkëlqyer që ka bërë në Qendrën Kulturore të Fëmijëve, aty ku dhe ka dalë në pension.

Megjithate, pasioni per basketbollin ka qene gjithnje i pranishem tek ai. Per kete arsye, nuk kishte ndeshje te Vllaznise qe te mos ishte i pranishem ne shkallet e pallatit te sportit “Qazim Dervishi” bashke me mikun e tij me te mire, ish- basketbollin e njohur te Vllaznise Asllan Gjyrezi.Natyrisht që ndarja e tij nga jeta mund të ketë qenë e parakohshme dhe jo vetëm për familjen por edhe për shokët dhe miqtë e tij të sportit me të cilët ka qëndruar çdo ditë. Gazeta “SHKODRA SPORT” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Dizdari për humbjen e njeriut të saj të dashur, por edhe komunitetit të basketbollit për humbjen e një anëtari të devotshëm të tij.
© shkodrasport.com