Kamza Basket- Vllaznia, sfida vendimtare e së premtes

0

E premtja pasdite do të dhurojë një supersfidë në kampionatin kombëtar të basketbollit për meshkuj. Në pallatin e sportit të Kamzës, do të ndeshen Vllaznia kryesuese e kampionatit me Kamza Basket që mban vendin e dytë në renditje. Kjo do jetë një përballje e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit dhe do të nisë në orën 19.00. në fakt, ky takim nuk është se vendos përfundimisht fatin e vendit të parë ngaqë shkodranët janë të shkëputur në renditje dhe e kanë siguruar atë megjithatë mbetet një betejë e vërtetë rivalësh që do kërkojnë të mundin njëri –tjetrin, duke shërbyer si nxemje në prag të ndeshjeve të plej- ofit.

Vllaznia mund edhe UAT-në. Shënohet fitorja e 14-të rradhazi

0

Vllaznia është e pagabueshme. Kuqeblutë marrin fitoren e 14-të radhazi në kampionat pa asnjë humbje dhe asnjë barazim. Shkodranët këtë radhë kanë "thyer" Universitetin Amerikan të Tiranës. Ekipi vendas ka shfaqur edhe njëherë egon dhe vendosmërinë e një skuadre solide dhe që nuk di të bëjë hapa fals. E gjithë ndeshja është dominuar nga Vllaznia e cila nganjëherë dukej sikur ishte në seancë stërvitore e jo në ndeshje kampionati. 76-44 ka fituar ekipi kuqeblu duke marrë kështu një tjetër fitore që e përforcon në vendin e parë. Gjithçka ka folur për Vllazninë e cila që në periodën e parë tregon supermacinë e saj teksa fiton 20-8.

Vllaznia për rekord. Nesër synon fitoren e 14-të rradhazi

0
13 ndeshje, 13 fitore në kampionat për ekipin e basketbollit të meshkujve të Vllaznisë. Sigurisht që kjo është një paraqitje shumë e suksesshme e tij dhe jo më kot, ai kryeson me meritë renditjen e kampionatit. Fitorja e fundit...

Vllaznia për femra mund në Shkodër Studentin 78-67

0

Vllaznia për femra ia ka dalë në ndeshjen e radhës duke marrë një fitore mjaft të vlefshme përballë Studentit. Ndeshja është luajtur mesditën e sotme në pallatin e sportit "Qazim Dervishi". Shkodranet kanë bërë një lojë të bukur duke u kurorëzuar edhe me një fitore. Vajzat kuqeblu në fakt e nisin me humbje sepse në periodën e parë munden 15-19. Kjo nuk do të thotë asgjë sepse Vllaznia zgjohet shpejt dhe kthen gjithçka në favorin e saj. Vendaset në periodën e dytë shkëlqejnë sepse fitojnë 23-9 duke kaluar në avantazh. Kaq mjafton dhe shkodranet nuk ndalen më. Në periodën e tretë në fakt Studenti fiton 18-19 por një pikë diferencë nuk mjafton për të përmbysur rezultatin.

Vllaznia, një tjetër fitore me mbi 100 pikë në kampionat

0

Ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj ka arritur një tjetër fitore me mbi 100 pikë të shënuara. Ka ndodhur kështu pasditen e sotme teksa shkodranët kanë fituar me rezultatin 112- 50 ndaj Apolonisë. Ndeshja është luajtur në pallatin e sportit "Ramazan Njala" të Durrësit dhe është dominuar nga fillimi e deri në fund nga djemtë e trajnerit Gjeçaj. Kësisoj me fitoren e sotme, ato i kanë forcuar edhe më shumë pozitat në krye të renditjes teksa kanë arritur fitoren e 12-të në po kaq ndeshje të luajtura. Një ecuri e tillë është vërtetë për t'u patur zili teksa vendi i parë deri në fazën e play- ofit duket i sigurtë.

Vllaznia “tallet” me Elbasanin. E mund 138-76 në takimin e sotëm

0

Skuadra shkodrane në basketboll për meshkuj e ka nisur fazën e dytë të kampionatit me një rezultat shumë të thellë. Në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit "Qazim Dervishi", ajo ka fituar me rezultatin 138-76 ndaj Elbasanit. Vetë ky rezultat tregon për epërsinë e madhe të djemve kuqeblu. Ata kanë fituar periodën e parë në shifrat 32-14 dhe epërsia ka ardhur duke u thelluar teksa në të dytën është fiksuar rezultati 38-23. Në këtë mënyrë, në pushim dy ekipet kanë shkuar me një diferencë prej 34 pikësh, duke u thelluar edhe më shumë në të dytën.

Vllaznia, gati për të fituar edhe Superkupën ndaj Kamza Basket

0

Vllaznia në basketboll për meshkuj do të kërkojë të fitojë edhe Superkupën e Shqipërisë. Ky është njëri nga tre trofetë e rëndësishëm që jep Federata Shqiptare e Basketbollit gjatë vitit dhe atë e diskutojnë skuadra kampione në fuqi me fituesen e kupës në fuqi. Pra, është një përballje në mes ekipit Kamza Basket dhe Vllaznisë. Kjo e fundit duket në delir pas fitores së kupës në ditët e fundit të muajit dhjetor. Do kërkojë patjetër fitoren edhe të këtij trofeu ndonëse finalja e tij do të zhvillohet në Kamëz. Trajneri Gjeçaj dhe basketbollistët e tij janë të përgatitur për ta kurorëzuar me sukses edhe këtë ndeshje dhe po punojmë me shumë intensitet në stërvitje çdo ditë me nga dy séanca.

Basketbolli, një ëndërr që shuhet

0

Opinion nga Dritan GJYREZI


Tek po dëgjoja të rejat sportive në “Sport Ekspres” më tërhoqi vëmendjen një lajm që s’doja ta besoja. Kombëtarja e Basketbollit nuk do të marrë pjesë në aktivitetet ndërkombëtare vitin që vjen. Nuk doja ta besoja, por ishte e vërtetë.

Roland Koka: Dua më shumë vëmendje nga klubi për ekipin tim

0

Traineri i Vllaznisë në basketboll për të rinj, Roland Koka shprehet i shqetësuar për ekipin e tij teksa kërkon më shumë vëmendje nga "Sport Klub Vllaznia" për këtë skuadër. Koka u shpreh për gazeten pas dy fitoreve brenda 24 orëve me Tiranën në transfertë dhe Skënderbeun në Shkodër. Duke parë ecurinë e mbështetjen e ekipit të parë të Vllaznisë, të njëjtën gjë kërkon edhe për brezin e ri. "Mendoj që Klubi Vllaznia duhet ta hedhë shikimin mjaft tek ky brez i ri, tek ky ekip mjaft simpatik me lojtarë të gjatë bashkohor e jo vetëm me gjatësi të admirueshme por edhe me teknikë. Të realizohs këtë pikavarazh tregon qartë se kanë vlera, mbi 4-5 herë kanë arritur që të bëjnë zhytje nga lart, ndoshta nuk është një faktor por një vlerë është ndaj them se Sport Klub Vllaznia duhet të tregojë më shumë interes ndaj këtyre djemve të rinj me forma që e di vetë Klubi në mënyrë që ti ketë më afër dhe ti stimulojë këta lojtarë që të punojmë pak më shumë".

Gjeçaj: Merkatoja? Kontigjenti që kam më mjafton për të dalë kampion

0

Deri në fund të janarit të gjithë ekipet e basketbollit kanë mundësi të bëjnë merkato. Periudha e ndërprerjes së kampionatit, ua jep këtë mundësi por në fakt, ekipi kryesues, ai I Vllaznisë duket se nuk ka ndër mend të bëjë ndonjë përforcim tjetër. Skuadra duket e plotë dhe sipas trajnerit Bledar Gjeçaj, kontigjenti aktual është I mjaftueshëm për të arritur objektivat që ajo ka. Ndryshe do të ndodhë nëse ekipet rivale forcohen. Këtë gjë, Gjeçaj e ka bërë të ditur në një intervistë për gazetën shkodrasport.com kur është shprehur: