Skuadra e Vllaznisë në basketboll për femra ka humbur ndeshjen e radhës. Shkodranet janë mundur nga skuadra e Apolonisë me rezultatin 54-63. Vajzat kuqeblu nuk kanë patur forcën e duhur për të ndalur kundërshtarin. Nga ana tjetër skuadra e Fierit ka administruar pjesën më të madhe të takimit duke e merituar fitoren. Ndeshja është luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër.

Ndeshja nis më e mirë për vajzat vendase të cilat menjëherë marrin frenat e lojës duke qenë më superiore në lojën e tyre. Vllaznia është më mirë në fillim e lojës dhe krijon një epërsi të lehtë. Shkodranët në periodën e parë luajnë mirë dhe fitojnë 15-11 me 4 pikë diferencë. Vllaznia kërkon të ruaj këtë ritëm pozitiv ndërkohë që edhe në periodën e dytë i reziston mirë Apolonisë teksa fiton me dy pikë diferencë 14-12 duke e mbyllur gjysmën e parë të lojës 29-23. Por vetëm kaq mund të bëjë Vllaznia. Perioda e tretë është pothuajse vendimtare. Apolonia është më mirë fizikisht dhe vajzat kuqeblu nuk mund ti bëjnë ballë. Në periodën e tretë vajzat mike fitojne 9-25 duke e kthyer rezultatin dhe ndeshjen në favorin e tyre. Në 10-minutëshin e fundit loja është e balancuar por Apolonia ruan avantazhin që në periodën e tretë. Fraksioni i fundit mbyllet 16-15 për Vllaznisë dhe krejt sfida 54-63 për Apoloninë e cila merr një fitore të rëndësishme në Shkodër në këtë fillim kampionati.

Vllaznia – Apolonia 54-63
Periodat: 15-11, 14 – 12, 9-25, 16-15
Vllaznia: Sokoli, Mustafa, Xhanaj, Dashja, Ndou Tr: R. Rasha
(u aktivizuan: Zogaj, Berrania)
Apolonia: Çuko, Sulejmani, Velaj, Mehmeti, Varfi Trajner: S. Kuvarati
(u aktivizuan: A.Semanjaku, Hoxhaj, Mici, Kasemi, E.Semanjaku)