Drejtori sportiv i Vllaznisë, Engin Firat ka komentuar gjendjen që po kalon skuadra shkodrane. I ftuar në “Fair Play nga Enkeleida Zeko”, Firat tha se Vllaznia i duket vetja si e ftuar në Kategorinë e Parë, ndërsa shtoi se ka nisur nga puna për të gjetur lojtarët që i duhen kuqebluve në sezonin e ardhshëm.

Gjithsesi, sipas tij, futbollistët mund të vijnë nga larg, pasi lojtarët shqiptar nuk kanë shumë produktivitet dhe kreativitet.”Mendoj se këtë vit liga është shumë interesante. Sepse të gjitha skuadrat në fundin e klasifikimit po mundohen të përfitojnë. Partizani ka shumë shanse që të arrijnë te titulli këtë vit.

Po bëjnë mirë, kontrollojnë … kanë një mbrojtje solide dhe mendoj se Partizani është favoriti kryesor, edhe pse Kukësi është aty pranë. Natyrisht që më intereson. Më duket se në Kategorinë e Parë jemi si të ftuar. Po shikoj për merkaton dhe lojtarët që do marrim vitin tjetër.

Prandaj e shikoj shumë Kategorinë Superiore, duke veçuar edhe emra që mund të na shërbejnë ne në të ardhmen. Po shikoj se ka një skuadra të forta edhe pse në Shqipëri nuk ka shumë kreativitet. Nuk shikoj mesfushor që mund të jenë produktiv. “-tha Firat.