Meshkujt Teuta- Vllaznia, femrat Kamza Basket- Vllaznia
Më në fund do të nisin kampionatet kombëtare të basketbollit për meshkuj dhe femra. Federata Shqiptare e Basketbollit është kujtuar mesa duket se po mbyllet viti 2011 dhe kampionatet nuk kanë nisur. Për rrjedhojë, është rënë dakord që kampionatet të nisin këtë të mërkurë.Ndërkohë ekipet e Vllaznisë do luajnë pak më vonë. Meshkujt do luajnë ndeshjen e parë në Durrës ndaj Teutës ditën e premte në orën 18.00 ndërsa femrat ditën e dielë në orën 16.00. Interesant është fakti se dy ekipet shkodrane do ndeshen me shkodranë këtë javë. Tek meshkujt, përballë Vllaznisë në rradhët e ekipit durrsak do jenë edhe dy basketbollistët shkodranë Taraboshi e Llazani ndërsa tek femrat, përballë në pankinën e Kamza Basket do jetë shkodrani Zenel Vekshari që është emëruar trajner i kësaj skuadre. Objektivat e dy ekipeve të klubit Vllaznia sivjet nuk duken aspak serioze për vetë problematikën që kanë patur me largime të shumta lojtarësh.