Pritej që të niste këtë fundjavë kampionati kombëtar I basketbollit si për meshkuj ashtu edhe për femra por nuk do ndodhë kështu. Të paktën edhe për një javë tjetër kjo nuk do të ndodhë. Kjo ngaqë Federata Shqiptare e Basketbollit ka probleme me pagesat e gjyqtarëve që nuk pranojnë të fillojnë kampionatin pa u paguar për detyrimet e mëparshme.

Në kushtet aktuale kur kampionati është shtyrë sërish, drejtuesit e ekipeve të basketbollit të Vllaznisë si për meshkuj ashtu edhe për femra, janë detyruar të ndryshojnë ciklin stërvitor të tyre disa herë por tashmë me shpresë se javën e ardhshme kampionatet do nisin. Nëse nuk ndodh kjo, atëherë problemet do jenë sërish më të mëdha.