Në Tiranë është duke u zhvilluar kampionati kombëtar në shah për të rritur. Marrin pjesë në këtë kampionat ekipet më të mira të vendit mes të cilëve edhe Vllaznia e Shkodrës dhe Veleçiku I Koplikut kampion në fuqi I vendit. Por ekipi koplikas këtë kampionat duket larg pretendimeve të mëparshme e kjo shikohet edhe në ecurinë e deritanishme.

Ndërkohë më ndryshe ecuria e ekipit shkodran. Ai është ndër ekipet pretendente të këtij kampionati sëbashku me Butrintin dhe Teutën. Deri në ndeshjen direkte me Butrintin, Vllaznia është konsideruar një nga pretendentet kryesore për titull por pasi ka humbur këtë ndeshje, shpresat e saj për titullin kampion janë shuar megjithatë duket e sigurtë zënia e njërit nga tre vendet e para në përfundim të tij.