Ndryshe nga ndeshja me Krajovën që pati shumë rivalitet, ndeshja e rradhës e vlefshme për Ligën Ballkanike ndaj maqedonasve të Kozuv, basketbollistët e Vllaznisë këtë herë kanë zhgënjyer me paraqitjet e tyre. Ato kanë humbur me rezultatin e thellë 88 me 52. Natyrisht niveli I kundërshtarit ka qenë I lartë dhe jo më kot, ato ndodhen në vendin e parë në renditje por edhe shkodranët nuk kanë bindur me lojën e tyre në këtë takim.
Vetëm në periodën e parë, ata janë mundur të rivalizojnë. Kjo period është fituar nga miqtë me rezultatin 19 me 10 ndërkohë që epërsia e Kozuv do të vinte duke u rritur sepse ata e fitojnë periodën e dytë në shifrat 21 me 12. Kjo epërsi do të vinte duke u thelluar gjithnjë e më tepër në dy periodat e fundit që fitohen sërish nga basketbollistët maqedonas në shifrat 23 me 12 dhe 25 me 18.
Përfundimisht një fitore me 36 pikë në favor të këtij ekipi dhe pavarësisht kësaj, tifozët shkodranë kanë qëndruar deri në fundin e ndeshjes në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” duke I dhënë kurajo basketbollistëve të tyre. Për trajnerin Bledar Gjeçaj humbja ka qenë e pritshme por jo në ato shifra e kjo sipas tij ka ardhur edhe nga gjendja jo e mirë e basketbollistit kryesor të
saj, sllovenit Sarajlija. Pavarësisht humbjes, e rëndësishme është që ekipi shkodran po merr një përvojë të madhe nga ky kompeticion, që do ta ndihmojë natyrisht shumë atë për kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë, ku natyrisht që objektivi është fitorja e të dy këtyre trofeve.
© shkodrasport.com