Pasditen e së mërkurës në Tiranë do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj. Në këtë kompeticion marrin pjesë katër ekipet më të mira të sezonit të kaluar dhe sipas shortit të paracaktuar, Vllaznia e Shkodrës do të ndeshet me skuadrën kampione në fuqi- Studentin.

Kuptohet që vështirësia e fitores përballë një kundërshtari të tillë do të jetë e madhe megjithatë shkodranët do të tentojnë deri në fund për të kaluar në finale. Në çiftin tjetër gjysmëfinalist, Tirana do të ndeshet me Teutën dhe pritet që të ketë shumë rivalitet. Për t’u ndalur tek ndeshja e Vllaznisë, ajo do të luhet pasditen e nesërme dhe trajneri Artan Kalaja është I bindur se ekipi I tij do të paraqitet shumë denjësisht përballë këtij kundërshtari duke tentuar deri në fund fitoren dhe daljen në finale. Në fakt, Vllaznia nuk e filloi mirë sezonin e sivjetëm nisur nga problemet që pati me stërvitjen gjatë verës për shkak të rikonstruksionit të pallatit të sportit “Qazim Dervishi” por me kalimin e javëve e përmirësoi lojën e saj dhe për rrjedhojë, kulmi arriti në ndeshjen e shkëlqyer që zhvilloi ndaj Tiranës kryesuese duke e mundur pastër me rezultatin 3-0. Megjithatë kampionati vazhdon dhe kuqeblutë I prêt një tjetër sfidë e vështirë këtë javë, ajo përballë Teutën. E rëndësishme është që Vllaznia në volejboll për meshkuj prej disa vitesh po luan në nivele të larta pavarësisht se nuk ka arritur dot të fitojë një trofe si shkak edhe I konkurrencës së madhe por edhe I mungesës së financave të duhura.

© shkodrasport.com