Shkodrani Zenel Vekshari, emërohet trajner i Kamza Basket

0

Ish-basketbollisti dhe ish-trajneri i Vllaznisë Zenel Vekshari, që nga dita e djeshme është emëruar trajner i ekipit të basketbollit të femrave Kamza Basket. Emërimi është bërë nga drejtuesit e klubit shumësportësh në një ceremoni që kanë zhvilluar në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të Tiranës.

Basketboll- femra. Largohet Memçaj nga Vllaznia

0

Skuadra e Vllaznisë në basketboll për femra në ditët e fundit ka pësuar disa ndryshime. Në fakt kanë qenë thuajse të paralajmëruara, por tashmë janë zyrtarizuar. Bëhet fjalë për një largim dhe dy afrime në skuadër. Nga radhët e vajzave kuqeblu të basketbollit është larguar Paradisa Memçaj.

Vllaznia në basketboll të rritur, gati për kampionat

0

Skuadra e Vllaznisë në basketboll për të rritur zyrtarisht konfirmohet si një nga ekipet që këtë sezon do të rivalizojë denjëisisht në grupin A. Ditët e fundit me skuadrën që drejtohet nga trajneri Bledar Gjeçaj të gjithë basketbollistët kanë hedhur firmat duke nënshkruar kontrata njëvjeçare me Vllazninë. Kështu pas një periudhe të gjatë përgatitjesh ka ardhur edhe momenti firmosjes kontratave.

Historia e basketbollit shkodran

0
Ky sport fillimet e tij në Shqipëri I ka në vitin 1919 pikërisht në shkollën “Harry Fultz”. Në atë shkollë kishte edhe shkodranë si nxënës dhe njëri prej tyre pikërisht Qazim Dervishi do kontribunote që ta çonte këtë sport...

Renato Radoja, jeta “e panjohur” e këtij kollosi të basketbollit

0
Kushdo që ka pak dijeni për sportin e basketbollit në Shqipëri, nuk ka sesi të mos e ketë të qartë se kush është Renato Radoja. Vlerësimet për të janë bërë, titujt janë të shumtë, karriera e tij nuk ka vend për koment. Të gjitha këto janë shkruar, thënë e stërthënë. Por mjeshtri i koshit ka edhe një jetë tjetër, atë “gri”, plot me vuajtje dhe ndëshkime. “Kleçka” në biografi, apo dhe arsye të tjera, e kanë shoqëruar gjithnjë duke e bërë të vuajë jo pak. Për rrjedhojë në rrëfimin e mëposhtëm të këtij personazhi shumë të njohur, do zbulojmë anën e panjohur. Atë të vuajtjeve të këtij njeriu që sportin e ka patur bashkëudhëtar të mirë gjatë gjithë jetës së tij. Po cilat janë momentet ku ai është ndjerë keq dhe ka marrë goditjet që e kanë bërë të vuajë jo pak?

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI