Kamza Basket- Vllaznia nesër në orën 19.00 në “Asllan Rusi”

0

Pas ndeshjes spektakolare të zhvilluar javën e kaluar ndaj klubit Tirana, ekipi i basketbollit të meshkujve të Vllaznisë do të ketë këtë javë një tjetër përballje shumë interesante. Mbrëmjen e së premtes, në orën 19.00, në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, ai do të ndeshet me ekipin kryesues të kampionatit, Kamza Basket. Ndeshja do të jetë e vlefshme për kampionatin dhe pritet një sfidë shumë e fortë. Drejtuesit e Vllaznisë janë të bindur se mund t’ia dalin të mundin edhe skuadrën e cila nuk njeh humbje ende në këtë kampionat.

Vllazni e frikshme. 60 nga 108 pikët, të realizuar me trepikësha

0

Ka qenë vërtetë një Vllazni "e frikshme" ajo e së shtunës në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" në ndeshjen e kampionatit ndaj ekipit të Klubit Tirana. Nga 108 pikët që ka realizuar ekipi shkodran, 60 prej tyre, pra më shumë sesa gjysma, kanë ardhur nga gjuajtjet për tre pikë. Rrallë ndodh që një ndeshje basketbolli të fitohet kryesisht nga gjuajtjet jashtë zone. E ka bërë Vllaznia këtë gjë sepse basketbollistët e saj kanë realizuar plot 20 gjuajtje të sakta për 3 pikë. Një mesatare natyrisht e lartë. Por të mos harrojmë se ka patur një tjetër mesatare të lartë në këto gjuatje.

Astrit Zaganjori: Vllaznia është në rrugën drejt titullit

0

Mbrëmjen e së shtunës është entuziasmuar së tepërmi. Astrit Zaganjori ka qenë ndër kampionët e fundit vite më parë me Vllazninë dhe që atëherë në Shkodër nuk ka mbërritur më asnjë titull kampion për basketbollin. Mund të vijë këtë vit ndoshta. Para disa vitesh ka qenë sportist ndërsa sot mban postin e inspektorit pranë klubit shumësportësh Vllaznia por edhe rolin e ndihmësit të trajnerit Gjeçaj. Ai në ndeshjen ndaj Klubit Tirana ka përjetuar shumë emocione dhe pas ndeshjes është shprehur kështu për gazetën online www.shkodrasport.com kur ka thënë:

Vllaznia për femra mundet 71-86 nga Klubi Tirana për kampionat

0

Ndryshe nga ekipi i meshkujve, ai i femrave i Vllaznisë nuk ka arritur të fitojë ndaj ekipit të klubit Tirana në ndeshjen e rradhës për kampionat. Kjo ndeshje është luajtur pasditen e sotme dhe është fituar nga ekipi kryeqytetas me rezulttin 86-71. Ndeshja ka filluar më e mirë për vajzat bardheblu që kaën fituar periodën e parë në shifrat 18-12. Në periodën e dytë, vajzat shkodrane mundohen të reagojnë disi por e kanë të vështirë të barazojnë dhe për rrjedhojë  epërsia thellohet teksa edhe perioda e dytë fitohet nga Klubi Tirana me rezultatin 25-18.

Vllaznia spektakël në “Qazim Dervishi”. Mund 108-66 Tiranen

0
Ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj ka dhuruar spektakël pasditen e sotme në pallatin e sportit "Qazim Dervishi". Në prani të një numri...

Vllaznia- Klubi Tirana, të shtunën ora 17.00 në “Qazim Dervishi”

0

Pasditen e së shtunës në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" do të luhet ndeshja më e rëndësishme e javës e kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj. Përballë njëri- tjetrit do të jenë ekipet e Vllaznisë dhe të Klubit Tirana. Aktualisht këto ekipe ndajnë vendin e dytë dhe të tretë dhe ajo që do të fitojë këtë sfidë direkte do të zërë përfundimisht vendin e dytë para nisjes së ndeshjeve të play-off-it. Në rradhët e ekipit shkodran ka entuziasëm para kësaj ndeshje. Basketbollistët e Vllaznia janë të bindur se mund ta fitojnë këtë ndeshje.

Vllaznia mund lehtësisht Studentin në Tiranë me rezultatin 80-59

0

Ndeshja e prapambetur e javës së 17-të në basketboll për femra midis Studentit dhe Vllaznisë është mbyllur me fitoren e kuqebluve me shifrat 80-59. Një ndeshje pa shumë histori, të cilën skuadra mike e zgjidhi (fitorja e 10-të në kampionat) që në pjesën e parë, kur krijuan një diferencë me rivalet kryeqytetase. Perioda e parë përfundoi 12-7 për Vllazninë, e cila edhe në 10-minutëshin e dytë, disi i ekuilibruar, u shkëput dhe pjesa e parë u mbyll 35-27 për të.

Vllaznia- Ulqini, miqësorja e nesërme në “Qazim Dervishi”

0

Ekipi i basketbollit të meshkujve të Vllaznisë krahas ndeshjeve zyrtare të kampionatit vazhdon edhe serinë e takimeve miqësore. Pak ditë më parë ai ka luajtur në Ulqin ndaj skuadrës vendase që është nga më të mirat e Malit të Zi. Takimi është mbyllur me fitoren e Ulqinit me 15 pikë diferencë. Ndërkohë nesër do të luhet ndeshja e kthimit në mes këtyre dy ekipeve. Ajo do të nisë në orën 18.00 dhe pritet që për të, të ketë interes nga ana e sportdashësve shkodranë.

Vllaznia kalon edhe Studentin, tani rradha e Klubit Tirana

0

Ekipi i basketbollit të meshkujve të Vllaznisë ka arritur fitoren e rradhës në kampionat. Pasditen e djeshme ai ka luajtur në Tiranë me Studentin dhe ka fituar ndaj tij me rezultatin 71-60. Konsiderohej një ndeshje e lehtë dhe jo më kot trajneri Bledar Gjeçaj ka aktivizuar në këtë ndeshje vetëm basketbollistët shkodranë ndërsa ata të huajt nuk kanë luajtur fare. Megjithatë Vllaznia e ka dominuar lojën gjatë gjithë takimin dhe në fund ka arritur të fitojë. Diferenca e pikëve nuk ka qenë shumë e madhe megjithatë nuk i është kushtuar shumë rëndësi këtij fakti.

Vllaznia për meshkuj mund edhe Partizanin me rezultatin 83-50

0

Një fitore përgjithësisht e lehtë ka qenë ajo që ka arritur ekipi i basketbollit të meshkujve të Vllaznisë ndaj Partizanit. Takimi i vlefshëm për kampionatin kombëtar ëstë luajtur në pallatin e sportit "Qazim Dervishi". Ai ka qenë i dominuar gjatë gjithë kohës nga vendasit të cilët e kishin parashikuar një takim të lehtë këtë ndaj skuadrës së kuqe. Prandaj trajneri Bledar Gjeçaj u ka dhënë mundësinë të gjithë sportistëve të luajën në këtë ndeshje. Ka mjaftuar 10 minutëshi i parë për të vendosur epërsinë e madhe. Ai mbyllet në shifrat 18-4 ndërsa është thelluar shumë më tepër në periodën e dytë që mbyllet 30-11.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI