Vllaznia për femra shënon 105 pikë ndaj Elbasanit

0

Ekipi i basketbollit të femrave të Vllaznisë ka arritur një fitore shumë të thellë pasditen e sotme në ndeshjen e rradhës të kampionatit kombëtar. Në ballafaqimin me ekipin e Elbasanit, luajtur në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" vajzat shkodrane kanë arritur të shënojnë plot 105 pikë ndërkohë që kanë pësuar vetëm 52 duke e fituar ndeshjen kësisoj me një diferencë të madhe pikësh prej 53 të tilla. Ndeshja është dominuar nga fillimi dhe deri në fund prej tyre. Në periodën e parë, ekipi i drejtuar nga trajneri Rajmond Rasha ka fituar thellësisht 30-12.

Bledar Gjeçaj: Vllaznia ka objektiva të mëdha këtë sezon

0

Nga java në javë, ekipi i basketbollit të meshkujve të Vllaznisë e ka rritur performancën e tij dhe natyrisht nuk kanë munguar as fitoret. Me e fundit në Elbasan, ku skuadra është ngjitur në vendin e tretë në renditje, duke parë sërish për më lart. Duke folur në lidhje me fitoren e fundit, atë të arritur në Elbasan, trajneri i Vllaznisë Bledar Gjeçaj tha: “Në pamje të parë duket se ishte një fitore e lehtë në Elbasan, por nuk është krejt ashtu. Këtë e tregon rivaliteti në periodën e parë, ku rezultati shkoi pikë më pikë.

Vllaznia për meshkuj fiton pa vështirësi në Elbasan

0

Vllaznia vijon paraqitjen e mirë në kampionatin e meshkujve në basketboll, duke mundur dje 96-70 Elbasanin në fushën e këtij të fundit, sfidë e vlefshme për javën e 15-të. Ndeshje ku epërsia e skuadrës shkodrane erdhi në rritje dhe fitorja ishte e merituar, sukses që mban Vllazninë në vendin e tretë në renditje. Elbasani reziston në periodën e parë, një 10-minutësh i ekuilibruar, që mbyllet 20-22 për miqtë.

Vllaznia për femra është mundur sot 70-84 nga Kamza Basket

0

Ekipi i basketbollit të femrave të Vllaznisë e ka humbur edhe ndeshjen e rradhët të vlefshme për kampionatin kombëtar, atë të zhvilluar pasditen e sotme në Tiranë ndaj Kamza Basket. Rezultati i fiksuar në fundin e ndeshjes ka qenë 84-70 në favor të ekipit kryeqytetas. Kanë qenë ato që e kanë nisur më mirë ndeshjen duke fituar periodën e parë në shifrat 25-15. Vajzat e trajnerit Rajmond Rasha nuk arrijnë të dalin në lojën e tyre as në periodën e dytë dhe për rrjedhojë e humbin edhe atë në shifrat 16-21.

Vllaznia mundet 83-87 në miqësoren me ekipin e Trepçes

0

Ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj është mundur me rezultatin 83-87 nga Trepçe e MItrovicës në miqësoren e luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" të Shkodrës. Ndeshja ka qenë e barabartë, e luajtuar nga të dy ekipet dhe vetëm në periodën e fundit ka qenë ekipi kosovar ai që ka arritur ta bëjë të veten fitoren. Ndeshja ka nisur në orën 17.00 dhe ka patur edhe një numër të konsiderueshëm tifozësh. Ka rënë në sy edhe prania e shefit të ri të klubit shumësportësh Vllaznia Mark Kroqi që e nis menjëherë punën duke qenë pranë ekipeve të këtij klubi.

Vllaznia për femra mundet në Fier 68-75 nga Apolonia vendase

0

Apolonia në basketboll për femra ka fituar dje në mesditë 75-68 ndaj Vllaznisë, në ndeshjet e fundit të javës së 14-të, duke siguruar vendin e tretë në renditjen provizore. Një sukses i lehtë dhe i merituar i ekipit kampion, që nuk hasi shumë vështirësi për të mundur mikeshat shkodrane. Ndonëse diferencat në shifra duken të vogla në fushë gjithçka ishte krejt e lehtë për Apoloninë, që u shkëput ndjeshëm në 3 periodat e para.

Vllaznia fiton pa vështirësi në Tiranë 71- 51 ndaj ekipit të UAT-së

0
Pasditen e sotme në pallatin e sportit "Asllan Rusi" të kryeqytetit është luajtur ndeshja hapëse e javës së 14-të të kampionatit kombëtar të basketbollit...

Gjokoviç: Erdha në Shqipëri për të shpallur Vllazninë kampion

0

Ekipi i basketbollit të meshkujve të Vllaznisë ka pësuar shumë ndryshime në fazën e dytë të kampionatit. Marrja e katër basketbollistëve të huaj, e ka rritur shumë forcën e saj. Ai  i ka bërë një nisje të mirë fazës së dytë, duke e mundur thellësisht ekipi e Skënderbeut në ndeshjen e parë. Basketbollistët e trajnerit Bledar Gjeçaj janë bërë gati për të fituar edhe ndeshjen e dytë, atë që do luajnë sot ndaj ekipit të Universitetit Amerikan të Tiranës. Në fakt kjo ndeshje duhej të ishte luajtur ditën e shtunë por me kërkesë të ekipit kundërshtar, edhe Vllaznia ka rënë dakord për ta luajtur sot.

Vllaznia mund ekipin e Pejës në miqësoren e luajtur në Ulqin

0

Vllaznia përveç ndeshjes së sotme ndaj Skënderbeut, të vlefshme për kampionatin kombëtar të basketbollit për meshkuj, ka zhvilluar mbrëmë edhe një ndeshje miqësore në Ulqin. Në fakt duket disi e pakuptimtë zhvillimi i dy ndeshjeve brenda pak orëve por stafi drejtues shkodran duke e konsideruar disi të lehtë takimin e sotëm, nuk mund t'i thoshte "jo" zhvillimit të një miqësoreje ndaj eipit të Pejës. Ky i fundit udhëheq kampionatin kosovar dhe që ka në përbërje të tij edhe basketbollistë amerikanë të shumëpaguar.

Vllaznia mund Skënderbeun e Korçës me rezultatin 91-62

0
Ekipi I basketbollit të meshkujve të Vllaznisë ka arritur një tjetër fitore në kampionat. Paraditen e sotme, ai ka mundur Skënderbeun e Korçës me...

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI