Vllaznia mund Shoqatën Tirana. Rikonfirmohet si pretendente

Ekipi i basketbollit të meshkujve ka fituar një tjetër ndeshje në kampionat duke u rikonfirmuar edhe njëherë tjetër si një nga ekipet pretendente për titullin kampion këtë sezon. Ai ka luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" ndaj ekipit të Shoqatës Tirana dhe ka fituar me rezultatin 85-75. Ka qenë një ndeshje e bukur, e cila solli në shkallët e pallatit të sportit shumë sportdashës. Ka rënë në sy mbështetja shumë e fuqishme e grupimit të tifozëve "Vllaznit Ultras" gjatë gjithë ndeshjes. Takimi konsiderohej i vështirë pasi në rradhët e ekipit të Shoqatës Tirana ditët e fundit kanë ardhur edhe dy basketbollistë të huaj, dy serbët Patkoviç e Milotoçiç si dhe një basketbollist amerikan.
Markovski- një lojtar i kombëtares së Maqedonisë te Vllaznia

Pak ditë më parë, pikërisht në prag të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj, drejtuesit e ekipit të Vllaznisë kanë federuar në FSHB, blerjen e tyre të re. Pikërisht Jovan Markovski. Nga sa bëhet e ditur, ky sportist është pjesë e kombëtares së Maqedonisë, 24 vjeç, 196 cm i gjatë dhe peshon 93 kg. Markovski prej katër vitesh ka qenë pjesë e ekipit të kryeqytetit maqedonas Torus Skopje dhe tashmë deri në fund të këtij sezoni, do jetë pjesë e Vllaznisë së Shkodrës.
Basketbolli e Noti, prioritet nga Bashkia për vitin 2013
Vllaznia humb finalen. Kamza Basket fiton Kupën e Shqipërisë

Vllaznia për meshkuj kalon në finale të Kupës së Shqipërisë

Vllaznia në basketboll për meshkuj është kualifikuar për në finale të Kupës së Shqipërisë. Pasditen e djeshme, ajo ka mundur në ndeshjen në gjysmëfinale ekipin e Teutës me rezultatin 88-78. Ka qenë një fitore e merituar e basketbollistëve shkodranë të cilët në këtë mënyrë kanë siguruar daljen në finale të këtij kompeticioni. Ajo që të bën përshtypje është se në rradhët e ekipit shkodran në këtë ndeshje ka luajtur edhe një basketbollist maqedonas. Bëhet fjalë për Jovan Markovski I cili ka qenë edhe shënuesi më I mirë me 21 pikë në takimin ndaj Teutës.
Vllaznia për femra fiton 91-81 në Elbasan për javën e 10-të

Vllaznia për meshkuj fiton në Durrës 68-65 ndaj Teutës
Vllaznia për meshkuj kalon në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë

Eipi i basketbollit të meshkujve të Vllaznisë ka arritur të kalojë pa shumë mundime në turin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë. Ndeshja ndaj Elbasanit në fakt ka qenë e paralajmëruar për t'u luajtur nesër por me kërkesë të ekipit elbasan, është zhvilluar mesditën e sotme në pallatin e sportit "Qazim Dervishi". Skuadra që do ta fitonte këtë ndeshje do të kalonte në turin tjetër sepse kualifikimi ishte përcaktuar vetëm me një ndeshje.
Edhe Vllaznia për femra humbet 69-71 në shtesë ndaj Skënderbeut

Vllaznia për meshkuj humbet në shtesë edhe sot ndaj Apolonisë

Të pafat basketbollistët e Vllaznisë. Ashtu si dhe femrat që humbën paradite në shtesë ndaj Skënderbeut, edhe meshkujt e kanë pësuar në të njëjtën mënyrë në takimin e luajtur mbrëmjen e sotme ndaj Apolonisë. Kjo ndeshje është luajtur në orën 18.00 në pallatin e sportit "Ramazan Njala" të Durrësit. Nga sa merret vesh, basketbollistët shkodranë kanë qenë gjithnjë në avantazh deri në sekondat e fundit të ndeshjet kur fierakët e drejtuar nga i mirënjohuri Gazmend Çaçi kanë arritur të barazojnë shifrat në 66-66.