Lajm i shkëlqyer për boksin shqiptar. Kampioni i Europës Adam Maca do përfaqësojë vendin...

0
Adem Maca, boksieri 15 vjeçar me origjine nga Mirdita, por i lindur dhe i rritur ne Angli, me ne fund ka marre lejen e Federates Europiane te Boksit per te perfaqesuar Shqiperine ne aktivitetet e ndryshme nderkombetare. Ky padyshim...

Nesër, nata e madhe e boksit profesionist në Shkodër

0
Shkodra neser do te perjetoje nje mbremje ndryshe, ate te "Festes se Kampioneve", aktivitet ky qe zhvillohet per here te pare ne nje menyre te tille dhe ne permasa te tilla. E kemi fjalen per aktivitetin e boksit profesionist...

Pero: Memoriali i Shkodrës do jetë model për nga organizimi

0

Kërkesa për të marrë pjesë në Memorialin ndërkombëtar të boksit “Vllaznia 2012” ka qenë shumë e madhe. Këtë e ka konfirmuar inspektori i Federatës Shqiptare të Boksit Migen Pero  i cili sëbashku me sekretarin e kësaj Federata Edmond Kabashi, kanë qenë dje në Shkodër për të biseduar rreth përgatitjeve që po bëhen për këtë aktivitet. Sipas Peros, të gjitha kërkesat e ardhura për të marrë pjesë në memorialin që nis më datë 9 mars nuk janë miratuar ngaqë nuk janë mundësitë për të pritur kaq shumë sportistë nga e mbarë bota. "Kemi patur rreth 25 kërkesa nga e mbarë bota por nuk kemi mundur t'ua plotësojmë të gjithëve kërkesën ngaqë tre ditë aktivitet janë dhe pjesmarrja do jetë paksa më e kufizuar. Them se do jetë një aktivitet që do ketë përmasa të mëdha dhe prandaj po marrim të gjitha masat që gjërat të shkojnë ashtu siç duhet"-ka thënë ai.

Pas Shytanit, një tjetër Kristian lë Vllazninë dhe Shkodrën

0

Pak kohë më parë kemi shkruar në lidhje me largimin e boksierit shkodran Kristian Shytani drejt Amerikës duke braktisur edhe ekipin e boksit të Vllaznisë pikerisht pak kohë perpara kampionatit kombëtar. Por Shytani nuk është i vetmi largim. Përveç tij, një tjetër Kristian braktis këtë ekip por edhe Shkodrën dhe Shqiperise. Bëhet fjalë për Kristian Demën. Shumëherë kampioni I vendit ka vendosur që të shtegtojë sërish drejt Gjermanisë, vendit ku ka kaluar shumë vite në fëmijërinë e tij.

Zef Gjoni merr liçensë trajneri nga Federata Botërore e Boksit

0

Trajneri i mirënjohur shkodran pak ditë më parë është paisur me liçensë trajneri nga Federata Botërore e Boksit Amator (AIBA). Në këtë mënyrë, ai bëhet kësisoj i vetmi trajner shqiptar që gëzon një liçensë të tillë. Federata Botërore, ua jep këtë liçensë trajnerëve të ndryshëm të vendeve të ndryshme, në bazë të rezultateve të arritura në karrierën e tyre. Dhe kuptohet që CV-ja e Gjonit ka mbërritur në dorë të tyre teksa kanë parë 17 titujt kampion të Shqipërisë, Kupat e shumta të Republikës, medaljet e shumta në arenën ndërkombëtare, trajner i kombëtares prej vitesh, sigurisht që nuk mund t'i thonin "jo" dhënies së liçensës për të. Kuptohet që ky është një vlerësim i madh për këtë trajner që ka meritën e madhe për ecjen përpara të sportit të boksit në vendin tonë.

Gjoni: Keqardhje për dhunën por Bilali meritonte fitoren

0

Trajneri i Vllaznisë në boks, Zef Gjoni, ka shprehur keqardhjen për dhunën e shfaqur ndaj tre gjyqtarëve post-finales së peshës 69 kg për Kupën e Shqipërisë, ku në ring u ngjitën Asmer Bilali i Vllaznisë dhe Xhulio Vrenozi i Apolonisë. Ndërsa e quan si të patolerueshme incidentin dhe të parin të ndodhur në pallatin e sportit “Qazim Dërvishi”, në qytetin e Shkodrës, Gjoni theksoi se sipas tij fitorja në atë takim i takonte boksierit Bilali.

VIDEO/ Nelson Hysa: Promotori im, Briget Seitaj ka synime edhe më ambicioze për të...

0
Edhe vete Nelsoni nuk e kishte menduar ndoshta ne fillim do te bente nje ngjitje te tille galopante dhe brenda nje viti nga vendi i 1300 ne bote tashme te arrije te jete i 70-ti. Nje sukses i jashtezakonshem...

Jozef Sermi në Uells bashkë me Vrenozin për trajnim

0

Njëri nga trajnerët e Vllaznisë pikërisht Jozef Sermi, më 18 shkurt do të udhëtojë drejt Uellsit bashkë me boksierin fierak Xhulio Vrenozi që është pjesë e kombëtares shqiptare, për të zhvilluar një trajnim dyjavor. Ky trajnim organizohet nga AIBA- Federata Botërore e Boksit Amator dhe bëhet kryesisht për vendet e vogla që janë në zhvillim. Federata Shqiptare e Boksit ndërkohë, për pjesmarrjen në këtë trajnim ka zgjedhur një nga boksierët më të mirë të vendit- Vrenozin si dhe një nga trajnerët e rinj të perspektivës- Sermin. Të dy ata tashmë kanë futur dokumentat në Ambasadën Britanike në Tiranë dhe më 18 shkurt do nisen për në Uells, në qytetin e Kardifit ku do të zhvillohet edhe stërvitja dhe trajnimi dyjavor.

Florian Marku pas fitores së titullit IBF në boks: Është vetëm fillimi, kam punuar...

0
Boksieri shqiptar Florian Marku fitoi titullin IBF në boks duke mposhtur rivalin ukrainas Maksim Prodan me pikë në 10 raunde të plota. Kjo është një arritje mjaft e madhe për boksierin shqiptar që futet në emrat më të mëdha të...

Nis Memoriali i boksit, në ditën e parë dominojnë italianët e shqiptarët/ FOTO

0
Pasditen e sotme ne pallatin e sportit "Qazim Dervishi" kane nisur ndeshjet e edicionit te rradhes te Memorialit nderkombetar te boksit "Vllaznia 2019" i cili do te zgjase tre dite. Sot jane zhvilluar ndeshjet e dites se pare dhe ne...