Nis Memoriali i boksit. Dita e parë sjell dominim të Kazakistanit

0

Pasditen e sotme ka nisur në Shkodër Memoriali i 12-të Ndërkombëtar i Boksit "Vllaznia 2015". Një Memorial që zhvillohet në nderim të ish- boksierëvë shkodranë që nuk jetojnë më si Shyqyri Halili, Dervish Efovija, Ndoc Gjoni, Fadil Efovija, Kolec Ashiku, Ymer Gruda, Lem Kosova, Shpresim Bregu e Nazmi Halili. Në edicionin e sivjetëm marrin pjesë boksierë nga 10 shtete dhe pikërisht nga Shqipëria, Italia, Gjermania, Spanja, Kazakistani, Çekia, Bullgaria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia. Në ditën e parë janë zhvilluar 14 ndeshje ku ka rënë në sy paraqitja e boksierëve nga Kazakistani të cilët kanë fituar 4 ndeshje ndërsa nga dy fitore kanë arritur ekipet e Shqipërisë, Gjermanisë, Spanjës e Bullgarisë ndërsa nga një fitore Kosova dhe Mali i Zi.

Memoriali i 12-të i Boksit. Mbërrijnë në Shkodër ekipet pjesmarrëse

0

Memoriali I 12-të ndërkombëtar I boksit starton të enjten pasdite në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe tashmë çdo gjë duket gati për nisjen e tij. Ekipet pjesmarrëse kanë filluar të mbërrijnë në Shkodër ndërkohë që edhe kombëtarja shqiptare është gati për të bërë një paraqitje të mirë në këtë turne të rëndësishëm. Trajneri I saj Zef Gjoni është I bindur se me 2-3 sportistë, Shqipëria do të jetë në zonën e medaljeve. "Do të marrim pjesë me një ekip të plotë por kjo nuk do të thotë se pretendojmë me të gjithë. Kuptohet, synimi jonë është që në 2-3 pesha të paraqitemi denjësisht sepse përballë do kemi boksierë shumë të mirë nga vendet e tjera"- thotë ai.

Demaj dëmtohet. Nuk merr pjesë në Memorialin Ndërkombëtar të Shkodrës

0

Boksieri i talentuar shkodran Kristian Demaj është dëmtuar ditët e fundit në stërvitje dhe për këtë arsye nuk do mundet të marrë dot pjesë në Memorialin Ndërkombëtar të boksit që nis javën e ardhshme në Shkodër. Vetë boksieri ka shprehur keqardhjen e tij për këtë dëmtim dhe për gazetën shkodrasport.com është shprehur: "Pas një dëmtimi serioz në dorën e majtë gjatë seancave stërvitore, nuk do të jem i gatshëm për të marrë pjesë në Memorialin "Vllaznia 2015" që do të zhvillohet në qytetin tonë. E them këtë me keqardhje por siguroj të gjithë simpatizantët e mi se do të jem në shkallët e pallatit të sportit në rolin e spektatorit për të ndjekë këtë turne por edhe për të mbështetur shokët e ekipit kombëtar të cilëve u uroj suksese në këtë aktivitet madhor".

Kombëtarja e boksit e grumbulluar në Shkodër. Kurti: Do marrim 2-3 medalje

0

Kombëtarja shqiptare e boksit që prej ditës së hënë është grumbulluar në Shkodër, në përgatitjet për memorialin ndërkombëtar që do të nisë javën e ardhshme në këtë qytet. Të grumbulluar janë 15 boksierët më të mirë të vendit të cilët në ditët në vazhdim do të seleksionohen sërish për të përzgjedhur më të mirët. Ndërkohë trajneri I kombëtares shqiptare Skënder Kurti, në një prononcim për gazetën shkodrasport.com ka bërë të ditur se pavarësisht pjesmarrjes së shumë boksierëve të njohur nga shumë vende të Europës, sërish boksierët tanë do të tentojnë të futen në zonën e medaljeve.

Memoriali “Vllaznia 2015”, shkon në 10 numri i shteteve pjesmarrëse

0

Ka shkuar në 9 numri i shteteve të huaja pjesmarrëse në Memorialin Ndërkombëtar "Vllaznia 2015". Sipas organizatorëve, deri më tani kanë konfirmuar pjesmarrjen e tyre ekipet e Italisë, Kazakistanit, Bullgarisë, Spanjës, Gjermanisë, Çekisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë.

Rexhildo Zeneli fitues në Pejë. Merr edhe kupën e boksierit më teknik

0

Tre boksierët e Vllaznisë kanë bërë një paraqitje shumë të mirë në turneun ndërkombëtare të zhvilluar fundjavën që shkoi në Pejë të Kosovës. I emërtuar “Epopeja e Dukagjinit”, në këtë turne kanë marrë pjesë të gjithë boksierët më të mirë të Kosovës, të Maqedonisë por edhe tre boksierë të ekipit të Vllaznisë së Shkodrës të drejtuar nga trajneri Zef Gjoni. Ata kanë bërë një paraqitje shumë të mirë madje boksieri Rexhildo Zeneli jo vetëm ka zënë vendin e parë në peshën e tij por ka marrë edhe kupën e boksierit më teknik të turneut. Zeneli ka konkurruar në peshën 60 kilogramë dhe ka fituar me rezultatin 3-0 me boksierin kosovar Vranovci.

Leqejza: Gjoni të stërvisë boksierët, të tjerat nuk i takojnë atij

0

Pas deklaratës së dy ditëve më parë të trajnerit të Vllaznisë Zef Gjoni që thoshte se tashmë presidenti i Federatës Gjergj Leqejza është i shkarkuar, ky i fundit nuk ka dashur t’ia dijë për këto fjalë. I kontaktuar nga gazeta, numri 1 i Federatës Shqiptare të Boksit, ka dashur t’i anashkalojë deklarata të tilla duke thënë: “Sërish ka folur trajneri Gjoni? Ia kam bërë të ditur se punën më të mirë që ai di të bëjë, është të stërvisë sportistët.

Gjoni: Shpejt mblidhet Asambleja e Jashtëzakonshme e boksit

0

Mbledhja e fundit e kryesisë së Federatës Shqiptare të Boksit e zhvilluar pak ditë më parë është shoqëruar nga një debat i fortë në mes anëtarëve të kryesisë dhe presidentit të saj Gjergj Leqejza. Ajo ka patur në rendin e ditës ndarjen e grantit të ardhur nga Ministria për vitin 2015 por me t’u hapur mbledhja, shumica e anëtarëve të kryesisë i kanë dorëzuar presidentit një peticion për largimin e tij. Një lajm i tillë në fakt ka kaluar në heshtje deri ditën e djeshme kur ka qenë trajneri i Vllaznisë Zef Gjoni që në një konferencë për shtyp, ka shpjeguar gjithçka po ndodh në boksin shqiptar.

Kristian Demaj do marrë pjesë në Lojërat Europiane

0

Në muajin qershor të këtij viti, për herë të parë në histori, do të zhvillohen Lojërat Europiane. Një aktivitet shumë i rëndësishëm ku do të marrin pjesë sportistët më të mirë të të gjitha vendeve të Europës dhe në të gjitha llojet e sporteve. Këto Lojëra do të zhvillohen në qytetin Baku të Azerbajxhanit. Në to, do të marrë pjesë edhe Shqipëria dhe Komiteti Olimpik ka nisur përgatitjet për të përzgjedhur sportistët që do ta përfaqësojnë vendin tonë në këtë aktivitet shumë të rëndësishëm.

Demaj e nis me humbje aventurën e tretë me “Mexico Guerreros”

0
Boksieri shkodran për të tretin vit me rradhë do të jetë pjesë e ekipit “Mexico Guerreros” që militon në Ligën gjysmëprofesioniste ËSB që zhvillohet...