Nis kampionati i 18 vjeçarëve, Vllaznia është pretedentja kryesore

Ka nisur pasditen e sotme në Shkodër kampionati kombëtar i boksit për 17-18 vjeçarët. Në të marrin pjesë 11 ekipe ndër to sigurisht që edhe Vllaznia e cila është edhe pretendentja kryesore për titullin kampion. Ekipi shkodran ka marrë pjesë në këtë kampionat me 9 boksierë dhe ndër to vetëm Bledar Zagani në peshën 52 kg ka humbur dhe nuk ka arritur të sigurojë dot gjysmëfinalen. Po sot, janë ndeshur në ringun e vendosur në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" edhe disa boksierë të tjerë të Vllaznisë. Kështu Rexhildo Zeneli në peshën 60 kg ka fituar 10-7 ndaj Esin Egrës së Teutës.
Kont Çamuku e Florian Mullinaj, kampionët 15 vjeçarë të Vllaznisë
Kampionati i juniorëve, Vllaznia s’ është pretendente këtë herë

Pas Memorialit të 10-të ndërkombëtar që u zhvillua muajin e kaluar, është Shkodra sërish qyteti që ka pritur një tjetër aktivitet të boksit shqiptar. Bëhet fjalë për kampionatin kombëtar të juniorëve (15-16 vjeçarët). Ai ka nisur dje në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe në të do të marrin pjesë 42 sportistë që përfaqësojnë 7 ekipe të vendit dhe pikërisht Vllazninë, Teutën, Apoloninë, Enean, Flamurtarin, Tomorin dhe Kukësin. Interesant është fakti që për të marrë pjesë në këtë kampionat janë paraqitur edhe dy ekipe të klubit Tirana, me sportistë dhe trajnerë të ndryshëm dhe të dy me listën e federimit të vulosur nga shefi I klubit Kasmi!!! Në kushte të tilla, gjyqtaria e ka parë të arsye të mos I federojë asnjë sportist dhe asnjërin ekip. Nisur nga kjo Tirana kësisoj ka munguar në këtë kampionat. Diçka e çuditshme por që vjen pas mosmarëveshjeve Brenda- përbrenda ekipit. Sa I takon ekipeve të tjera, janë shfaqur si pretendentë në ditën e parë Enea, Teuta, Apolonia dhe Flamurtari. Ndërkohë Vllaznia nuk ka patur pretendime me këtë grumoshë dhe prandaj nuk ka patur objektiv titullin sivjet.
Shytani e Zeneli të parët në Podgoricë. Demës ia humbin finalen
Kombëtarja pjesëmarrëse në një turne ndërkombëtar në Podgoricë
E reja e boksit amator. Në qershor hiqen kaskat për të rriturit

Trajneri i kombëtares Gjoni: Në Memorial kaluam çdo parashikim
“Shqipëria ka arritur një sukses në Memorialin ndërkombëtar të boksit”. Kështu është shprehur menjëherë pas fitimit të 3 medaljeve të arta trajneri i Kombëtares, Zef Gjoni. Tekniku shkodran thotë se tre medalistët kanë kaluar parashikimet për këtë aktivitet. Në peshën 49 kg Taulant Zajmi ka mposhtur rusin Valentin Kebokakov 17-15, Rexhildo Zeneli në 56 kg ka mundur 12-9 rusin Uzgan Tigran, ndërsa Kristian Demaj plotësoi suksesin teksa, përveç medaljes së artë ndaj rusit Radoslav Pantalev në 81 kg, u shpall boksieri më i mirë i aktivitetit.
Jozef Sermi: Boksi shqiptar është në rrugë të mbarë

Sukses i Shqipërisë. Tre medalje të arta në “Vllaznia 2013”
Shqipëria arrin të nxjerrë gjashtë boksierë në finalen e Memorialit
