Kristian Demaj, një shqiptar në ekipin profesionist të Meksikës

0
“Hala Znicz” Pruszkow, Poloni, 18 janar 2013 – Në eleminatoret e Ligës Botërore të Boksit Profesionist me ekipe në grupin “A” u ndeshën “Hussars”...

Kristian Demaj mundet me pikë nga bjellorusi Kuzmin në Poloni

0

Boksieri shkodran Kristian Demaj nuk ka arritur ta fitojë ndeshjen e tij të parë në boksin profesionist, atë që ka zhvilluar sonte në Poloni ndaj boksierit bjellorus Sergej Kuzmin. Por pavarësisht kësaj, paraqitja e boksierit tonë ka qenë shumë e mirë. Ndonëse ka qenë ndeshja e tij e parë në boksin profesionist, ai I ka rezistuar në mënyrën e duhur kundërshtarit me shumë përvojë në këtë lloj boksi. Këtë e tregojnë edhe vlerësimet përfundimtare të tre gjyqtarëve në fund të pesë raundeve  teksa kanë dhënë këto rezultate: 49-46, 47-47 dhe 49-46.

Jetmir Kuçi ndeshje profesionistësh më 27 janar në Hollandë

0

Boksieri shkodran Jetmir Kuçi do të zhvillojë ndeshjen e parë për këtë vit në ringun profesionist  pikërisht më 27 janar në Heerelen të Holandës ku përballë do të ketë të pamposhturin, vendasin Gevorg Khatchikian.Boksieri holandez deri më tani ka zhvilluar 17 ndeshje profesioniste ku ka shënuar të gjitha fitore (6 KO). Bilanci i tij 100% nuk e ka frikësuar aspak boksierin tonë i cili ka pranuar të boksojë kundër tij duke udhëtuar në Holandë për fitore.

Kristian Demaj nesër në ring ndaj bjellorusit Kuzmin

0

Boksieri shkodran Kristian Demaj do te ndeshet mbrëmjen e së premtes me boksierin bjellorus Sergej Kuzmin në ndeshjen e vlefshme për Ligën Botërore të Boksit Profesionist. Siç kemi bërë të ditur, boksieri shkodran do të përfaqësojë në këtë aktivitet ekipin e Meksikës. Drejtuesit e këtij të fundit, i kanë besuar aftësive të boksierit 21 vjeçar shqiptar nga videot e tij që kanë parë dhe kanë vendosur ta kenë pjesë e formacionit të tyre për ndeshjen e kësaj jave ndaj ekipit të Polonisë. Mbrëmjen e së premtes, në një nga pallatet e sportit më të njohura të Polonisë, do zhvillohen pesë ndeshjet e vlefshme për këtë ligë mes këtyre dy ekipeve.

Zef Gjoni: 2013- a do dhurojë medalje të tjera për boksin shqiptar

0

Viti 2013 do të jetë një vit I ngjeshur me aktivitete të rëndësishme për boksierët tanë. Turnetë e ndryshëm dhe garat zyrtare janë shumë të ngjeshura dhe thuajse çdo muaj do ketë nga një aktivitet të rëndësishëm ku ata do marrin pjesë. Trajneri I ekipit të Vllaznisë Zef Gjoni që është njëkohësisht edhe trajneri I ekipit kombëtar, për  gazetën “Shkodra Sport” është shprehur se pret një paraqitje të mirë të këtyre boksierëve, në mënyrë që ata ta nderojnë boksin shkodran dhe atë shqiptar në të gjithë ringjet ku do t’i përfaqësojnë ato.

Kristian Demaj me Meksikën në Ligën profesioniste WSB

0

Boksierit shkodran Kristian Demaj I hapet rruga drejt boksit profesionist. Ai javën e ardhshme do të marrë pjesë në ndeshjet e rradhës ëorld Series Boxing (WSB), një Ligë kjo që zhvillohet me pjesmarrjen e ekipeve nga 12 vende të botës. Interesant është fakti që Demaj do të përfaqësojë në këtë ndeshje Meksikën dhe ky është suksesi parë për këtë boksier që rregjistrohet në këtë kompeticion. Kjo është një ligë profesioniste me ndeshje nga 5 raunde prej 3 minutash secili. Në të marrin pjesë 12 ekipe, pikërisht Meksika, Azerbajxhani, Polonia, Rusia, Argjentina, Algjeria (këto në grupin A) dhe Kazakistani, Britania, Italia, Gjermania, Ukraina dhe Amerika. Interesant është fakti që boksieri shkodran do të jetë pjesë e ekipit të Meksikës.

Boks nuk do të thotë vetëm agresivitet

0

Opinion nga Jetmir Kuçi


Shumë persona mendojnë se sporti i boksit është i lidhur vetëm me agresivitetin duke injoruar të mirat që mund të sjedh boksi për organizmin e njeriut. Në rradhë të parë desha të theksoja faktin që boksi ka fituar simpati dhe po përdoret kudo në një formë të re, jo vetëm për biznes, por më shumë po përdoret për fitness, për stërvitje.

Sermi e Çekini, çertifikohen me diploma të veçanta si trajnerë

0

Dy trajnerë të boksit të Vllaznisë, Jozef Sermi dhe Klaudio Çekini, janë çertifikuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Këta dy trajnerë, bashkë me 21 të tjerë nga të gjitha ekipet e vendit kane marre pjese ne kursin disaditor te organizuar nga Komiteti Olimpik Shqiptar ne bashkepunim me Federaten Shqiptare te Boksit. Ky kurs u drejtua nga eksperti i Federates Nderkombetare te Boksit Amator (AIBA) z. Carmine Fracasso, nga Italia.

Nelson Hysa: Do tentoj medalje në Lojërat e Mesdheut

0

Vitin 2012 duket se e ka mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme. Nelson Hysa, është shpallur kampion I vendit, ka fituar Kupën e Shqipërisë dhe “qershia mbi tortë” natyrisht që ishte medalja e artë në kupën “Adem Jashari” të zhvilluar para pak ditësh në Kosovë. Boksieri I peshës super të rëndë në këtë mënyrë ndjehet I kënaqur me këto arritje dhe duket se do t’I festojë festat e fundvitit në mënyrën më të mirë të mundshme për të filluar pastaj nga janari disa plane të rëndësishme për karrierën e tij si sportist. Duke u ndalur tek suksesi I tij I fundit në Kosovë, Hysa për “Shkodra Sport” shprehet:

Zef Gjoni: Boksierët shqiptarë, më të mirët në Rajon

0

5 medaljet e fituara nga boksierët tanë në dy aktivitetet e rëndësishme ndërkombëtare të zhvilluara sëfundi në Maqedoni dhe Kosovë, e kanë bërë të ndjehet mirë. Zef Gjoni, trajneri I Vllaznisë dhe I ekipit tonë kombëtar ndjehet njëkohësisht I lumtur për këtë sukses, sepse nxjerr në pah punën e mirë që është bërë. Duke folur për gazetën “Shkodra Sport”, ai do të bënte edhe diferencën e madhe që ka në organizim boksi shqiptar me vende të tjera dhe pavarësisht kësaj, përpjekjet bëhen për të qenë të barabartë në ring.