Arbis Vjerdha, zgjidhet president i Federatës së Kik- Tai Boksit

0

Arbis Vjerdha është zgjedhur presidenti I Federatës më të re sportive të krijuar në vend, asaj të Kik- Tai Boksit. Zgjedhjet e kësaj Federate janë zhvilluar paraditen e së premtes në sallën e Këshillit Bashkiak Shkodër. Kanë qenë të pranishëm përfaqësuesit e të gjithë klubeve dhe shoqatave sportive që e ushtrojnë këtë sport në vendin tonë. Përveç tyre kanë qenë të pranishëm edhe drejtues të Federatave të vendeve fqinje dhe drejtuesi I Federatës Ballkanike të këtij sporti.

Boksierët e Vllaznisë, 4 vende të para në turneun e Prishtinës

0

Një tjetër sukses për boksierët shkodranë. Suksesi I rradhës vjen nga Prishtina, aty ku ata morën pjesë në turneun e organizuar për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë. Kristian Shytani, Asmer Bilali, Kristian Demaj dhe Nelson Hysa kanë qenë katër boksierët shkodranë që morën pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm ku kishte edhe boksierë nga Kosova, Sllovenia, Maqedonia dhe Serbia. Kështu, Kristian Shytani duke garuar në peshën 64 kilogramë  ka mundur boksierin bullgar Milan Zlatev. Në peshën 69 kilogramë, Asmer Bilali ka mundur bullgarin tjetër Vladimir Georgive ndërsa në peshën 81 kilogramë Kristian Demaj ka mundur në finale bullgarin Ristov duke zhvilluar një ndeshje shumë të bukur. Ndërkohë në peshën super të rëndë, boksieri tjetër I Vllaznisë Nelson Hysa ka fituar ndaj bullgarit Jankov.

Livadhi e Hoxha, zgjidhen presidentë të ekipit të boksit të Vllaznisë

0

Dy biznesmenët e njohur shkodranë, Gjergj Livadhi dhe Flamur Hoxha janë zgjedhur presidentë të ekipit të boksit të Vllaznisë. Marëveshja është arritur pak ditë më parë mes tyre dhe drejtuesve të shoqatës së boksit shkodran. Biznesmenët e njohur që janë bashkëpresidentë të firmës së njohur "Albtiefbau", në fakt ka kohë që janë prej këtij ekipi dhe tashmë kthehen sërish por në pozita drejtuese tek ky ekip. Lajmin për kthimin e kësaj dysheje tek Vllaznia, e ka bërë të ditur trajneri Zef Gjoni që për gazetën online www.shkodrasport.com do të shprehej:

Gjergj Leqejza zgjidhet president i Federatës Shqiptare të Boksit

0

Biznesmeni i njohur shkodran Gjergj Leqejza është zgjedhur dje president i Federatës Shqiptare të Boksit. Ka ndodhur kështu pas mbledhjes së Asamblesë së jashtëzakonshme të kësaj Federate. Votat e 12 delegatëve i kanë dhënë zyrtarisht Leqejzës mandatin e presidentit të federatës pas dorëheqjes së parevokueshme nga ky funksion të ish-presidentit Shpëtim Çilotajt. Kandidat për të zëvendësuar Çilotajn ishte edhe zëvendëspresidenti i federatës, Ismail Kovaçi, por që fundi i zgjedhjeve nxori si fitues unanim kandidatin e ekipit të Vllaznisë. Deri dje Leqejza ushtronte edhe detyrën e presidentit të boksit shkodran, të drejtuar nga trajneri Zef Gjoni.

Zef Gjoni: Gjergj Livadhi ose Tom Doshi, kandidatë për presidentë

0

Kandidimi i mundshëm i presidentit aktual të boksit shkodran, z.Gjergj Leqejza për postin e presidentit të Federatës Shqiptare të Boksit, mund të lërë bosh këtë vend tek Vllaznia. Në këtë sport, në ditët e ardhshme pritet zhvillimi i Asamblesë Zgjedhore që do vendosë edhe për presidentin e ri. Presidenti aktual Shpëtim Çilotaj nga masa më e madhe e komunitetit të këtij sporti është votuar përmes peticioni për t'u shkarkuar dhe për këtë arsye, kryesia e kësaj Federate shpejt do thërrasë Asamblenë. Biznesmeni i njohur Leqejza është ftuar prej shumë ekipesh për të qenë ai në këtë post në të ardhmen dhe pritet që të ndodhë kështu. Por nëse ai votohet për postin e presidentit të federatës, vendi i tij tek Vllaznia do mbetej bosh. Megjithatë nuk do ndodhë kështu për shumë kohë.

Vllaznia për kadetë, kampione e Shqipërisë për vitin 2012

0

Vllaznia përveçse me të rritur, e thotë fjalën e saj edhe me boksierët e rinj. Në kampionatin e kadetëve të zhvilluar për tre ditë me rradhë në qytetin e Kavajës, ata kanë zënë vendin e pare duke u shpallur kampionë të Shqipërisë për vitin 2012. Boksierët shkodranët kanë bërë një paraqitje shumë të mirë në të tre ditët e aktivitetit. Ata kanë treguar një nivel të lartë në të gjitha ndeshjet e zhvilluara duke u shpallur në fund më të mirët. Në renditjen ekipore, Vllaznia me 23 pikë zuri vendin e parë duke u shpallur ekipi kampion. Në vend të dytë doli ekipi privat I Tiranës Enea me një pikë më pak ndërsa në të tretin Teuta me 14 pikë.

Eliminohet edhe Bilali. ëndërra shqiptarë për në Olimpiade merr fund

0

Edhe boksieri i fundit tek i cili ishin varur shpresat për të siguruar një biletë për në Lojërat Olimpike të Londrës që zhvillohen këtë verë. Bëhet fjalë për shkodranin Asmer Bilali. Ai është ndeshur për raundin e dytë kualifikues të turneut që po zhvillohet në Tranzon të Turqisë me rumunin Ionet George. Ndonëse është përpjekur shumë, boksieri ynë i peshës 69 kg nuk ka mundur dot të fitojë ndaj boksierit rumun që ka marrë pjesë edhe në Lojërat Olimpike të zhvilluara në Pekin katër vjet më parë. Në këtë mënyrë, me humbjen e Bilalit merr fund edhe aventura shqiptare në këtë tur të fundit kualifikues për në Olimpiadë. Para tij ishin eliminuar edhe Kristian Demaj, Xhulio Vrenozi dhe Taulant Zajmi.

Asmer Bilali mund boksierin e vendit të tretë në Europë

0

Boksieri shkodran Asmer Bilali ka dhuruar një ndeshje shumë interesante në turin e dytë kualifikues të turneut që është duke u zhvilluar në Trabzon të Turqisë. Ai është ndeshur mbrëmë me boksierin gjeorgjian Zal Kvaçatadze, i cili në kampionatin Europian të vitit të kaluar, ka zënë vendin e tretë në Europë duke merituar medaljen e bronztë. Pavarësisht këtij fakti, shkodrani Bilali ka zhvilluar një ndeshje të përkyer duke e fituar atë me rezultatin 18-17. Ndeshja ka qenë në dyshim deri në sekondat e fundit madje, përcaktues në fitoren e boksierit të Vllaznisë ka qenë pikërisht raundi i tretë.

Kristian Demaj humb shansin për kualifikim në Olimpiadën e Londrës

0

Ka nisur sot në Trabzon të Turqisë turneu i fundit kualifikues i boksit për në Olimpiadën e Londrës që zhvillohet këtë verë. I pari që është ngjitur në ring sipas shortit të hedhur, ka qenë boksieri shkodran Kristian Demaj. Për peshën 81 kg ai është ndeshur me një boksier vendas- turk, me të cilin ka zhvilluar një ndeshje shumë të bukur dhe në fund e ka humbur me rezultatin e ngushtë 4-5.Informacioni vjen nga zëvendëstrajneri i ekipit tonë kombëtar Jozef Sermi, sipas të cilit, në vendimin ndaj Demajt mund të ketë ndikuar edhe fakti se gjyqtaria ka ndihmuar paksa boksierin vendas. Nesër ndërkohë është rradha e dy boksierëve të tjerë të kombëtares shqiptare pikërisht Asmer Bilalit dhe Xhulio Vrenozit.

Gjergj Leqejza, presidenti i ardhshëm i boksit shqiptar?

0

Në ambjentet sportive të boksit shqiptar, ka pakënaqësi sa I takon pozicionit të presidentit të kësaj Federate Shpëtim Çilotaj I cili ka kohë që është distancuar nga Federata dhe ky sport. Në kushte të tilla, pjestarë të klubeve të ndryshme sportive, kanë hartuar një peticion ku kërkojnë mbledhjen e Asamblesë dhe shkarkimin e presidentit Çilotaj. Sipas statutit të kësaj Federate, duhen firmat e 1/3 të anëtarëve të Asamblesë për të kërkuar mbledhjen e saj. Kjo gjë është bërë dhe peticioni me firmat përkatëse ka mbërritur në kryesinë e kësaj Federate tre ditë më parë. Tashmë mbetet vetëm thirrja nga ana e saj e Asamblesë që kësisoj do jetë zgjedhore.