“Vllaznia B” mundet edhe në Lezhë. Thyhet 0-3 nga Besëlidhja

Tjetër disfatë për ekipin e dytë të klubit shkodran. "Vllaznia B" është mundur edhe sot në Lezhë në kuadrin e javës së gjashtë të kategorisë së parë. Në ndeshjen e luajtur ndaj Besëlidhjes, ka qenë kjo e fundit që ka fituar 3-0. Takimi i luajtur pasditen e sotme, është dominuar nga lezhjanët të cilët kanë kaluar në avantazh që në minutën e 9-të me anë të Ajazit.
“Vllaznia B” nesër ndaj Besëlidhjes në Lezhë për të marrë pikë

Ditën e shtunë, "Vllaznia B" do të zhvillojë ndeshjen e rradhës për kampionat teksa do udhëtojë drejt Lezhës për t'u ndeshur me Besëlidhjen vendase. Në pamje të parë konsiderohet një takim shumë i vështirë sepse lezhjanët janë ndër ekipet më të mira të kampionatit por edhe shkodranët nuk do heqin dorë nga pretendimet e tyre për të marrë pikë. Për më tepër që ata kanë treguar se më mirë luajnë jashtë Shkodre se brenda saj.
Ervis Kraja pezullohet dy ndeshje nga Komisioni i Disiplinës

Trajneri i ekipit "Vllaznia B" Ervis Kraja është dënuar me dy javë pezullim nga Komisioni i Disiplinës së FSHF në mbledhjen e tij të sotme. Një vendim i tillë ka ardhur pas raportit të arbitrit të ndeshjes së fundit ndaj Dinamos por edhe i delegatit të saj teksa ata kanë konstatuar një sjellje jo të duhur të tij ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Në fakt, Kraja e ka shprehur edhe në media pakënaqësinë e tij në lidhje me arbitrimin e kësaj ndeshje që u fitua nga dinamovitët me rezultatin e ngushtë 1-0.
“Vllaznia B” humbet 0-1 ndaj Dinamos brenda në Shkodër

Vllaznia B nuk ia del tw fitojw as ndaj Dinamos, skuadwr e cila e ka mundur 1-0 brenda nw "Reshit Rusi". Në një ndeshje të luajtur në Shkodër, ekipi i Igli Allmuçës tregon se është shumë i hidhur në transfertë. Ndaj vendësve ekipi blu tregohet racional. Me një gol të Gjatës në pjesën e dytë, siguron fitoren dhe kthehet në Tiranë me pikë. Vllaznia B ende nuk po arrin që të gjejë fitoren në kampionat.
“Vllaznia B” barazim 1-1 në Peshkopi përmes dhunës dhe presioneve

Kërkoi fitoren megjithatë Vllaznia B nuk ka dalë pa pikë sot nga fusha e vështirë e Peshkopisë. Në fund të takimit me Korabin, është fiksuar rezultati i barabartë 1-1, por shkodranët në fundin e tij kanë patur një mundësi të artë për të shënuar edhe golin e dytë dhe të fitores por kanë gabuar. Që në minutën e parë, Chakhvashvili shërben për Hysenin, i cili ul bukur për Peçin që vetëm për vetëm me portjerin nuk e ka të vështirë të shënojë për skuadren e Korabit.
Arenc Dibra: “Vllaznia B” do të kërkojë pikë edhe në Peshkopi

Pasditen e nesërme, në kuadrin e javës së katërt të kategorisë së parë, në Peshkopi do të luhet ndeshja në mes ekipit vendas të Korabit dhe Vllaznisë B. Kjo e fundit nuk e ka nisur ashtu si duhet kampionatin edhe për faktin se kalendari nuk ka qenë aspak i favorshëm për të.
“Vllaznia B” gati për transfertën e rradhës. Këtë herë drejt Peshkopisë

Të shtunën do të luhen ndeshjet e javës së katërt të kampionatit të kategorisë së parë dhe "Vllaznia B" do të luajë sërish në transfertë. Ky është kalendari për të. Pas ndeshjeve të luajtura në Rrogozhinë dhe Pukë, këtë herë do të luajë përsëri jashtë Shkodrës. Madje shumë më larg se në dy takimet e tjera.
Përballja sot me Kastriotin, zbardhet formacioni i Vllaznisë B

Java e tretë e kategorisë së parë ka dhuruar përballjen Vllaznia B- Kastrioti, e cila do të luhet pasditen e sotme në orën 16.00 në fushën sportive "Reshit Rusi". Një ndeshje që pritet me interes sepse kuqeblutë e trajnerit Kraja debutojnë në fushën e tyre këtë kampionat por përballë do kenë Kastriotin kryesues.
Denis Dyca, një shkodran nderon Kastriotin dhe ndëshkon “Vllazninë B

Një nga tre shkodranët që luan për Kastriotin, ka shënuar një gol me shumë vlerë pasditen e sotme ndaj Vllaznisë B duke i dhënë fitoren skuadrës së tij. Bëhet fjalë për Dënis Dycën. 20 vjeçari ka bërë një ndeshje shumë të mirë dhe për më tepër me golin e shënuar në '85 i ka dhënë tre pikë me shumë vlerë krutanëve.
Ervis Kraja: FSHF duhet të bëjë më kujdes me kalendarin

Skuadra që ai drejton, Vllaznia B sot është mundur 0-1 nga Kastrioti në një ndeshje që u duk se po shkonte drejt barazimit. Goli i Dycës në minutën e 85-të ka ndëshkuar ekipin e dytë të klubit shkodran. Trajneri Ervis Kraja sigurisht që ndjehet keq për këtë humbje megjithatë pranon superioritetin e krutanëve që kanë objektiva madhore për të realizuar në këtë kampionat.