Një nga tre shkodranët që luan për Kastriotin, ka shënuar një gol me shumë vlerë pasditen e sotme ndaj Vllaznisë B duke i dhënë fitoren skuadrës së tij. Bëhet fjalë për Dënis Dycën. 20 vjeçari ka bërë një ndeshje shumë të mirë dhe për më tepër me golin e shënuar në ’85 i ka dhënë tre pikë me shumë vlerë krutanëve.

Takimi është luajtur pasditen e sotme në fushën sportive “Reshit Rusi” dhe pritej me interes nga të dy ekipet. Loja ka patur rastet e veta por që nuk janë shfrytëzuar ashtu si duhet nga futbollistët e të dy ekipeve.Kjo situatë do të vazhdonte deri në minutën e 85-të kur Dyca është gjendur i lirë fare pranë portës dhe e ka dërguar topin në rrjetë, ndonëse futbollistët shkodranë protestuan për pozicion jashtë loje të tij.

Përfundimisht 1-0 për Kastriotin e drejtuar nga Samuel Nikajn që kryeson renditjen e kategorisë së parë me 9 pikë në 3 javë ndërkohë që Vllaznia B mbetet në kuotën e vetëm një pike. Me krutanët sot përveç Dycës kanë luajtur edhe dy shkodranët e tjerë, Alis Baci dhe Abaz Karakaçi.

© shkodrasport.com