Skuadra që ai drejton, Vllaznia B sot është mundur 0-1 nga Kastrioti në një ndeshje që u duk se po shkonte drejt barazimit. Goli i Dycës në minutën e 85-të ka ndëshkuar ekipin e dytë të klubit shkodran. Trajneri Ervis Kraja sigurisht që ndjehet keq për këtë humbje megjithatë pranon superioritetin e krutanëve që kanë objektiva madhore për të realizuar në këtë kampionat.

Numri 1 i pankinës shkodrane duke folur për gazetarët pas ndeshjes, ka patur diçka edhe me FSHF-në kur ka deklaruar: “Do të kisha një kërkesë për Federatën. Normalisht nuk duhet që si Vllaznia A ashtu edhe Vllaznia B të luajnë çdo javë në të njëjtën ditë. Na ka ndodhur edhe javën e kaluar, na ndodhi edhe sot. Luajmë në të njëjtën ditë dhe kjo bën që të mos kemi lojtarë nga ekipi i parë. E patë edhe sot ndaj Kastriotit që kishim disa mungesa, prandaj jo çdo javë duhet që të dy ekipet e klubit tonë të luajnë në të njëjtën ditë sepse qëllimi i krijimit të ekipeve B, ka qenë për t’i shërbyer edhe ekipeve të para por në fakt, nuk po e bëjmë këtë gjë”.

© shkodrasport.com