E rrallë! Kampioni i boksit, premio për “Vllazninë B”

Ndodh edhe kështu. Një kampion i madh i boksit shqiptar, solidarizohet me gjendjen jo të mirë të një ekipi në një sport tjetër dhe për të motivuar edhe më shumë pjestarët e tij, vendos premio për fitoren e tyre. Ka ndodhur në ndeshjen e kategorisë së parë në mes "Vllaznia B" dhe Besës së Kavajës. Shkodranëve u duhej patjetër fitorja në këtë takim në mënyrë që t'i largoheshin fundit të tabelës së renditjes dhe për ta ka menduar dikush tjetër.
Goli i Arsen Hajdarit i jep fitoren “Vllaznisë B” ndaj Besës

Ka mjaftuar goli i Arsen Hajdarit për t'i dhuruar fitoren e parë në këtë kampionat "Vllaznisë B" ndaj Besës së Kavajës. Lojtari i njohur ka shfrytëzuar një top të mbetur në zonën mike, e ka goditur fort me të majtën dhe ai është përplasur në pjesën e poshtme të traversës duke përfunduar më pas në rrjetë. Ka ndodhur kjo në minutën e 20-të.
“Vllaznia B”, angazhim maksimal për të marrë trepikëshin ndaj kavajasve

Të shtunën në ora 14.00 në fushën "Reshit Rusi" do të luhet ndeshja e javës së shtatë të kampionatit të kategorisë së parë në mes "Vllaznia B" dhe Besës së Kavajës. Nëse kavajasit kanë bërë një paraqitje përgjithësisht të mirë deri më tani, përveç humbjes së fundit ndaj Erzenit, ekipi i dytë i klubit shkodran nuk e ka marrë aq seriozisht mesa duket kampionatin dhe përveç dy-tre paraqitjeve të mira, në dy-tre të tjera ndoshta nuk i ka marrë ashtu si duhet ndeshjet duke u ndëshkuar.
Trajneri Kraja: Ka ardhur rradha për fitore. Do ta mundim Besën

Pavarësisht lojrave të mira të zhvilluar, "Vllaznia B" ende nuk e njeh shijen e fitores në kampionatin e kategorisë së parë ku merr pjesë për herë të parë sivjet. Ajo ka siguruar vetëm dy barazime dhe katër humbje duke siguruar deri më tani vetëm dy pikë. Por, trajneri i kësaj skuadre Ervis Kraja, në një prononcim për "Shkodra Sport" shpresat se tashmë ka ardhur rradha për fitore dhe të parën do ta sigurojnë pikërisht nesër ndaj Besës.
Mehja: “Vllazninë B” nuk e duan. Mbase duan ta hedhin në të dytën

Humbja e fundit në Lezhë 0-3 ndaj Besëlidhjes nuk është pritur mirë në kampin shkodran. Stafi teknik padyshim që ka vërejtjet për futbollistët por nga ana tjetër, ka diçka edhe në lidhje me gjykimin sepse po bëhet i disati rast që kuqeblutë ndëshkohen prej tij. Alarmin për këtë e ka dhënë zëvendëstrajneri Admir Mehja që shprehet:
Kreshnik Krepi jep dorëheqjen nga Tërbuni por drejtuesit e refuzojnë atë

Humbja e fundit ndaj Korabit në Pukë nuk është pritur aspak mirë nga trajneri i Tërbunit Kreshnik Krepi që menjëherë pas ndeshjes ka deklaruar dorëheqjen e tij. Skuadra e Tërbunit e nisi ditën e djeshme me një analizë në stërvitje. Kanë qenë drejtuesit më të lartë të klubit dhe skuadrës, ndërsa më pas seancën stërvitore e kanë drejtuar Oltion Kërnaja dhe Ergys Neziri, ashtu si edicionin e shkuar. Pukjanët e nisën garën me pretendime, por me sa duket historia po përsëritet.
“Vllaznia B” mundet edhe në Lezhë. Thyhet 0-3 nga Besëlidhja

Tjetër disfatë për ekipin e dytë të klubit shkodran. "Vllaznia B" është mundur edhe sot në Lezhë në kuadrin e javës së gjashtë të kategorisë së parë. Në ndeshjen e luajtur ndaj Besëlidhjes, ka qenë kjo e fundit që ka fituar 3-0. Takimi i luajtur pasditen e sotme, është dominuar nga lezhjanët të cilët kanë kaluar në avantazh që në minutën e 9-të me anë të Ajazit.
“Vllaznia B” nesër ndaj Besëlidhjes në Lezhë për të marrë pikë

Ditën e shtunë, "Vllaznia B" do të zhvillojë ndeshjen e rradhës për kampionat teksa do udhëtojë drejt Lezhës për t'u ndeshur me Besëlidhjen vendase. Në pamje të parë konsiderohet një takim shumë i vështirë sepse lezhjanët janë ndër ekipet më të mira të kampionatit por edhe shkodranët nuk do heqin dorë nga pretendimet e tyre për të marrë pikë. Për më tepër që ata kanë treguar se më mirë luajnë jashtë Shkodre se brenda saj.
Ervis Kraja pezullohet dy ndeshje nga Komisioni i Disiplinës

Trajneri i ekipit "Vllaznia B" Ervis Kraja është dënuar me dy javë pezullim nga Komisioni i Disiplinës së FSHF në mbledhjen e tij të sotme. Një vendim i tillë ka ardhur pas raportit të arbitrit të ndeshjes së fundit ndaj Dinamos por edhe i delegatit të saj teksa ata kanë konstatuar një sjellje jo të duhur të tij ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Në fakt, Kraja e ka shprehur edhe në media pakënaqësinë e tij në lidhje me arbitrimin e kësaj ndeshje që u fitua nga dinamovitët me rezultatin e ngushtë 1-0.
“Vllaznia B” humbet 0-1 ndaj Dinamos brenda në Shkodër

Vllaznia B nuk ia del tw fitojw as ndaj Dinamos, skuadwr e cila e ka mundur 1-0 brenda nw "Reshit Rusi". Në një ndeshje të luajtur në Shkodër, ekipi i Igli Allmuçës tregon se është shumë i hidhur në transfertë. Ndaj vendësve ekipi blu tregohet racional. Me një gol të Gjatës në pjesën e dytë, siguron fitoren dhe kthehet në Tiranë me pikë. Vllaznia B ende nuk po arrin që të gjejë fitoren në kampionat.