Humbja e fundit në Lezhë 0-3 ndaj Besëlidhjes nuk është pritur mirë në kampin shkodran. Stafi teknik padyshim që ka vërejtjet për futbollistët por nga ana tjetër, ka diçka edhe në lidhje me gjykimin sepse po bëhet i disati rast që kuqeblutë ndëshkohen prej tij. Alarmin për këtë e ka dhënë zëvendëstrajneri Admir Mehja që shprehet:

“Jo vetëm Vllaznia B, por edhe Vllaznia ka problem dhe këto nuk po gjejnë zgjidhje. Ne jemi nisur për në Lezhë për një pikë të paktën, por nuk ja dolëm duke e humbur ndeshjen thellë dhe kjo duhet analizuar me vërejtje të madhe. Siç e theksova edhe më lart, Vllaznia nuk po mbështetet nga askush dhe kjo e ka dhënë impaktin e vet negativ. Unë me këtë rast dua që të denoncoj gjykimin, që jo në këtë ndeshje por në shumë ndeshje na kanë ndëshkuar, dikush është i interesuar që ta ulë në të dytën Vllazninë B, por jo s’ka për të ndodhur”.
© shkodrasport.com