Samuel Nikaj me Kastriotin e tij e nis bindshëm kampionatin

E ka nisur në mënyrën e duhur kampionatin e ri Kastrioti i Krujës që këtë sezon siç dihet do të drejtohet nga trajneri shkodran Samuel Nikaj. Ndonëse ka luajtur në fushën e vështirë të Burrelit, krutanët kanë fituar 2-0. Pjesa e parë është shoqëruar me rivalitet por në të dytën gjërat kanë ndryshuar. Kastrioti në minutën e 79-të ka fituar një 11-metërshqë është kthyer në gol nga Kabiru.

Abaz Karakaçi, shkodrani i rradhës që firmos me Kastriotin

Pas trajnerit Samuel Nikaj dhe futbollistëve Ergi Borshi, Alis Boci, Denis Dyca, Erkan Spahija, një tjetër futbollist shkodran është bërë pjesë e Kastriotit të Krujës. Bëhet fjalë për mesfushorin Abaz Karakaçi. Pritet që në orët në vijim, edhe klubi i Kastriotit të bëjë zyrtar lajmin për arritjen e marrëveshjen me të.

Trajneri Kraja: “Vllaznia B” nesër për pikë në Rrogozhinë

Ekipi i dytë i klubit Vllaznia, pikërisht ekipi "B" do të startojë nesër ecurinë e tij për herë të parë në kategorinë e parë të futbollit shqiptar. Ndeshja hapëse e kampionatit për kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Ervis Kraja do të jetë ajo që do të luajë në Rrogozhinë ndaj Egnatias vendase.

Ja cilët janë 25 futbollistët e federuar me “Vllazninë B”

Ditën e sotme është mbyllur gjithçka sa i takon federimit të ekipit "Vllaznia B" që do të marrë pjesë në kampionatin e kategorisë së parë në sezonin e ri. Klubi shkodran në orët e mbrëmjes ka publikuar edhe listën e futbollistëve që do ta përbëjnë atë. Nga sa zbulohet, në këtë listë të trajnerit Ervis Kraja, bëjnë pjesë 25 futbollistë.

“Vllaznia B” gati për kampionat. Klubi mbyll kontratat

Dita e sotme mësohet të ketë qenë e ngarkuar për drejtuesit e klubit Vllaznia sepse kanë mbyllur procesin e firmosjes së kontratave me futbollistët që do të përfaqësojnë "Vllazninë B" në kampionatin e ri që do të startojë pikërisht pas dy ditësh.

Vllaznia B sot pasdite miqësore me Besën e Kavajës në “Reshit Rusi”

Në serinë e miqësoreve që "Vllaznia B" ka organizuar në prag të nisjes së kampionatit të kategorisë së parë, pasditen e sotme ajo do të luajë ndeshjen e rradhës. Përballë saj do të jetë ekipi i njohur i Besës së Kavajës. Takimi do të luhet në orën 16.30 në fushën sportive "Reshit Rusi" dhe do të jetë një test serioz për të dy ekipet 8 ditë para nisjes së kampionatit.

Dështon miqësorja me Besën. Kavajasit nuk paraqiten në Shkodër

Pasditen e sotme në fushën sportive "Reshit Rusi" duhej të ishte zhvilluar ndeshja miqësore Vllaznia B- Besa e Kavajës, por kjo nuk ka ndodhur. Arsyeja është se ekipi mik nuk ka udhëtuar fare drejt Shkodrës duke zhgënjyer në këtë mënyrë futbollistët dhe stafin teknik të ekipit shkodran. Te pranishem kane qene edhe arbitrat nderkohe qe futbollistet shkodrane e pritnin me interes nje perballje te tille.

Batuta e Krajës: Tifozët shkodranë të ndjekin edhe në shah

Shkodra është rasti i rrallë i qytetit, që ka dy skuadra futbolli në kategoritë më të larta të futbollit shqiptar, Vllazninë në Superiore dhe Vllazninë B në Kategorinë e Parë. Sigurisht, kjo e dyta nuk mund të ngjitet në elitë, pasi nuk ka sens që të ndeshet me Vllazninë, por edhe prania e saj në Kategorinë e Parë është një arritje e madhe. Shumë skuadra të tjera të mëdha në vend kanë pasur skuadrën e tyre të dytë vitet e fundit, por që ka qenë pjesëmarrëne në Kategorinë e Dytë.

“Vllaznia B” fiton 2-1 miqësoren ndaj “Vllaznia U-19”

Një tjetër fitoren e miqësoreve për "Vllazninë B". Ditën e sotme ajo ka zhvilluar ndeshjen e rradhës me ekipin U-19 dhe ka fituar ndaj tij me rezultatin 2-1. Për kuqeblutë e trajnerit Kraja kanë shënuar në pjesën e parë Balaj pikërisht në minutën e 35-të ndërsa në të 70-tën ka shënuar Hajdari ndërsa në minutat e fundit të ndeshjes, të rinjtë shkodranë kanë shënuar golin e vetëm për ta.

Ervis Kraja: “Vllaznia B” tani është gati për nisjen e kampionatit

Faza përgatitore e ekipit të dytë të klubit Vllaznia po shkon drejt përfundimit. Tashmë futbollistët dhe stafi teknik janë duke i dhënë fund përgatitjeve për ndeshjen e parë të kampionatit që do të luhet fundjavën e ardhshme. Natyrisht që një nga prioritet e trajnërëve ka qenë konsolodimi i formacionit të parë. Për këtë arsye janë zhvilluar disa miqësore dhe madje do të ketë edhe një tjetër të fundit pas dy ditësh ndaj Besës.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI