Shkodrani Jacaj mban Besëlidhjen në krye të renditjes

Ervit Jacaj ka rezultuar sërish protagonist për skuadrën e Besëlidhjes. Ai ka shënuar edhe dje në ndeshjen ndaj Sarandës duke i dhënë tre pikë të tjera të rëndësishme skuadrës lezhjane e cila vazhdon të kryesojë renditjen e kategorisë së parë me 13 pikë.
Safet Osja: Elbasanas u kam në zemër, por Ada kërkon pikë

Ndonëse nuk është hera e parë, që përballet me të shkuarën e tij, gjithsesi sa herë, që vjen puna për Elbasanit, futbollisti shkodran, tashmë pjesë e adës së Velipojës, Safet Osja i kujton me shumë nostalgji dhe respekt ato dy sezone, ku në sezonin e parë si verdheblu, ai u shpall nënkampion dhe në të dytin “kampion” i vendit.
Ridvan Kulli: S’ka vend për eufori, Besëlidhja po bën vetëm detyrën

Javën, që kaloi Besëlidhja vërtetë mori një pikë shumë të çmuar në Lushnjë, por trajneri i lezhjanëve i bën thirrje gjithë skuadrës së tij se nuk ka vend për eufori. Madje ai thekson faktin se ekipi, që po drejton, por bën vetëm detyrën dhe asgjë më shumë. Këtë e ka cituar vetë tekniku Ridvan Kulli. Për kreun e pankinës së Besëlidhjes, ky ekip ka ardhur duke u konsoliduar ndeshje pas ndeshjeje, por që i mbetet shumë piunë për të bërë. “Është vlereësuar nga të gjithë, si shumë pozitive marrja e pikës, në barazimin 1-1 me Lushnjën, javën që kaloi. Natyrisht, që është e tillë, pasi ekipi lushnjar, ka në përbërje lojtarë shumë cilësor dhe ka një traditë, që tashmë dihet. Dikujt i ngjan edhe si fitore kjo pikë e marrë në Myzeqe, ndërsa për mua, Besëlidhja po bën vetëm detyrën që i takon.
Nikaj: Ada frikë?! Askënd, përveç vetes!

Edhe pas javës së pestë të Kategorisë së Parë, Ada e Velipojës vazhdon të jetë në vendin e dytë të renditjes. Është skuadra, e cila deri tani, që nuk ka njohur asnjë humbje, duke koleksionuar dy fitore dhe tre barazime. Por duke nisur nga java e gjashtë, velipojakët do të fillojnë të përballen me kundërshtar, të ashtëquajtur të “frikshëm” apo të denjnë për t’i sjellë humbjet ekipit të Adës. Elbasani do të ndeshjet, në fushën e vet, ditën e shtunë, me skuadrën e drejtuar nga Samuel Nikaj, që përveç synimit për të marrë fitoren, ku verdhebluve të Ilirjan Files u duhet për objektivat e tyre, njëkohësisht kërkojnë edhe të thyejnë “tabunë” Ada, që është e vetmja, që nuk njeh humbje deri tani, në këtë kategori. Por trajneri i këtij ekipi Nikaj, duke njohur mirë vlerat e grupit të lojtarëve, që stërvit çdo ditë, shprehet se nuk i frikësohet asnjë skuadre, brenda apo jashtë, por nëse bëhet fjalë për “frikë”, atë mund ta gjejë vetëm në radhët e veta, nga vetëkënaqësia.
Ada për pikë edhe drejt Elbasanit

Bruno Kepi: Besëlidhja jo rastësisht në krye, Butrinti konfirmimi i radhës
“Besëlidhja nuk është rastësisht në krye të renditjes në Kategorinë e Parë dhe këtë do ta tregojë, duke u konfirmuar si pretendente, ndeshje pas ndeshjeje”, kështu ka deklaruar ditën e djeshme, për www.shkodrasport.com”, një nga futbollistët më stabël të ekipit lezhjan, e në mënyrë të veçantë në dy ndeshjet e fundit, që ka qenë më i mirë në fushë, Bruno Kepi.
Ada, e kënaqur me barazimin në Ersekë

Drejtuesit e Adës së Velipojës janë të kënaqur me barazimin e arritur në Ersekë me Gramozin vendas. Trajneri i Adës ka theksuar se rezultati 1-1 në një fushë si Erseka është shumë i rëndësishëm. “Natyrisht që jam i gëzuar për barazimin që arritëm. Besoj që barazimi ishte rezultati më i drejtë i atij takimi. Normalisht që më vjen keq që nuk mundëm të fitojmë por na mjafton edhe barazimi.
Tërbuni fiton 2-1 ndaj Luzit

Sapo ka përfunduar ndeshja në mes ekipit të Tërbunit dhe Luzit, që është luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës. Vendasit kanë arritur të fitojnë me rezultatin 2-1, një fitore që ka ardhur vetëm në fundin e ndeshjes pas një 11-metërshi të kthyer në gol prej tyre. Ndeshja ka filluar më e mirë për Tërbunin që ka shënuarqë në minutën e 10-të me anë të mbrojtësit Shala.
Ada barazon 1-1 në Ersekë me Gramozin

Puka: Shkojmë për pikë në Ersekë
