Suada Jashari: Mes Shqipërisë dhe Kosovës, zgjedh të parën

0

Zhurma e krijuar kohët e fundit në lidhje me zgjedhjet e bëra nga shumë futbollistë të cilët kanë vendosur të lënë ekipet kombëtare të Shqipërisë dhe të zgjedhin ato të Kosovës, natyrisht që pritet të vazhdojë edhe për disa kohë të tjera. Edhe tek futbolli i femrave ka ndodhur një gjë e tillë, madje shumë vajza kanë braktisur kombëtaren U-19 vetëm pak ditë parë një ndeshje eliminatore duke e vënë në një pozitë shumë të vështirë trajnerin Dede.

Vllaznia “likujdon” edhe Tirana AS. E mund 5-0

0

Kampionet e Shqipërisë në futboll për femra nuk ndalen në rrugën e tyre drejt titullit të katërt kampion rradhazi. Vajzat e Vllaznisë kanë mundur sot një tjetër rival, Tiranën AS me rezultatin 5-0. Ndeshja e vlefshme për javën e gjashtë të kampionatit është luajtur në fushën "Reshit Rusi" dhe ndonëse miket nga kryeqyteti janë mundur të bëjnë maksimumin e tyre, e kanë patur të vështirë ndaj vendaseve. Megi Doçi ka shënuar edhe dy gola të tjerë në këtë takim, ndërkohë që po kaq gola ka shënuar edhe Suada Jashari ndërsa golin tjetër e ka shënuar Uendi Muja.

Vllaznia e femrave tjetër fitore të thellë. Mund 7-0 edhe Juban Danjen

0

Pavarësisht se ka fituar me rezultatin e thellë 7-0 ndaj Juban Danjes, drejtuesit e Vllaznisë në futboll për femra nuk janë të kënaqur me lojën e zhvilluar ng futbollistet e këtij ekipi. Sipas tyre, kjo është normale sepse objektivat  e Vllaznisë janë krejt tjetër gjë dhe nuk kanë të bëjnë aspak me fitimin e titullit kampion në Shqipëri. Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur me rezultatin 2-0, me dy gola të shënuar nga sulmuesja Muja. Në pjesën e dytë ndërkohë janë shënuar edhe pesë gola të tjerë, që kanë patur për autore, mbrojtësen Gjini në tre raste, ndërsa dy të tjerët janë shënuar nga Doçi dhe Muja.

Parmeza: Vllaznia e pakapshme. Gara është për vendin e dytë

0

Kampionati kombëtar i futbollit të femrave tashmë ka hyrë në rrjedhën e tij teksa janë zhvilluar katër javë dhe Vllaznia kampione në fuqi, e ka nisur e tillë edhe kampionatin aktual.Ajo i ka fituar të katër ndeshjet e deritanishme por të njëjtën ecuri ka edhe Apolonia dhe të dy ekipet kryesojnë renditjen me pikë të plota. Arben Parmeza, trajneri i një tjetër ekipi, pikërisht i "Albanian Ajax School", thotë se ky rivalitet është vetëm momental.

Vllaznia e femrave s’ka rivalë. Mund 5-0 “pretendenten” Kinostudio

0

Duhej të ishte një sfidë ndryshe por ka rezultuar tjetër gjë. Ndeshja kryesore e kampionatit kombëtar të futbollit të femrave, ajo në mes Vllaznisë dhe Kinostudios, është dominuar totalisht nga vajzat shkodrane që kanë fituar me rezultatin e thellë 5-0, duke treguar edhe njëherë tjetër se nuk do kenë rivale as në këtë kampionat. Në pjesën e parë ka shënuar dy herë Megi Doçi ndërsa në fillimin e pjesës së dytë, golin e tretë për Vllazninë e ka shënuar sulmuesja Ambra Gjergji. Në minutat e tjera, do të ishte sërish Doçi që do të shënonte edhe dy gola të tjera nga pika e bardhë e 11-metërshit dhe përfundimisht 5-0  për skuadrën shkodrane që hedh kështu një hap të sigurtë drejt titullit të katërt kampion rradhazi.

Vllaznia për femra, gati për supersfidën me Kinostudion

0

Kampionati kombëtar i futbollit të femrave ndryshe nga vitet e kaluara ku Vllaznia ishte skuadra lider absolute dhe gjithnjë ekipi për t’u mundur, këtë viti pritet që ky kampionat të ketë më shumë rivalitet. Edhe vitet e kaluara është menduar që të ndërtohen ekipe për tërivalizuar Vllazninë por nuk ia kanë arritur qëllimit. Kësaj here një gjë të tillë do ta provojë skuadra e Kinostudios, ekip që ka në përbërje disa sportiste kosovare por ka mbledhur futbolliste edhe nga ekipe të tjera për të ndalur vajzat kuqeblu. Kështu me ekipin e Kinostudios nga Vllaznia i janë bashkuar Erida Bajrakurtaj, Greta Lazri dhe Desantila Hoxha përpos edhe lojtareve të tjera.

Vllaznia e femrave e nis si kampione. Mund 7-0 AAS-në

0

E ka nisur me fitore kampionatin e ri, kampionia në fuqi e vendit në futbollin e femrave, Vllaznia e Shkodrës. Në ndeshjen e parë të tij, ajo ka fituar me rezultatin e thellë 7-0 në takimin kundër ekipit tjetër shkodran të AAS-së. Në ndeshjen e luajtur në fushën "Reshit Rusi", trajneri Nikolin Leka e ka nisur lojën me këtë formacion: Raxhimi, Muja, Gjini, Franja, Jashari, Bajraktari, Lipe, Koldashi, Maliqi, Gruda dhe Doçi.

Vllaznia femra tre blerje. Dy janë futbolliste të Crvena Zvezdës

0

Ndryshe ngaVllaznia e meshkujve që po has vështirësi në merkato, krejt ndryshe qëndron puna me ekipin e futbollit të femrave të këtij klubi. Në përgatitjet e nisura pak ditë më parë për pjesmarrjen në Ligën e Kampioneve, ekipit i janë bashkuar prej pak ditësh edhe tre futbolliste të tjera të ardhura nga Serbia dhe Mali i Zi të cilat kanë bindur stafin teknik dhe më pas, kanë hedhur edhe firmat në kontrata. Bëhet fjalë për portieren Sandra Milojeviç e cila më parë ka luajtur me ekipin e njohur serb të Crvena Zvezdës, për mesfushoren po të këtij ekipi Andrijana Pesiç dhe për mesfushoren malazeze që së fundi ka luajtur në Slloveni, Zheljka Radanoviç.

VLLAZNIA FEMRA MËSON KUNDËRSHTARET E CHAMPIONS LEAGUE

0

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti për ndeshjet e turit të parë të Ligës së Kampioneve të Europës në futboll për femra. Vllaznia si kampione në fuqi e vendit, që do të marrë pjesë në këtë edicion të rëndësishëm për të pestin vit me rradhë, ka mësuar edhe emrat e ekipeve kundërshtare në grup. Ekipi shkodran do të ketë përballë ekipet kampione të Zvicrës, Sllovenisë dhe Sllovakië. Ky është verdikti I dalë nga shorti I hedhur nga UEFA. Mjafton të shohësh ekipet rivale dhe menjëherë do të kuptosh se shanset për kualifikim të kampiones së Shqipërisë janë shumë të pakta.

Vllaznia për femra shpallet kampione e Shqipërisë për sezonin 2015-16

0

Vllaznia në futboll për femra është shpallur sot zyrtarisht kampione e Shqipërisë për sezonin 2015-2016. Ka ndodhur kështu pas përfundimit të ndeshjes së fundit të kampionatit, atë të zhvilluar në fushën “Reshit Rusi” ndaj Tirana AS të cilën ekipi shkodran e ka fituar me rezultatin 4-0.