Shqipëria për femra mundet nga Maqedonia 3-4 në miqësore

0
Përveç kombëtares shqiptare të meshkujve që është në prag të një ndeshje shumë të rëndësishme, atë ndaj Norvegjisë që do luajë javën e ardhshme, në fushë ka dalë edhe kombëtarja e futbollit të femrave. Ajo ka zhvilluar pasditen e...

Ada e femrave është shpallur sot zyrtarisht kampione e vendit

0

Ada e Velipojës është shpallur sot zyrtarisht kampione  e Shqipërisë në futbollin e femrave. Në ndeshjen e fundit, atë të luajtur pasditen e sotme në stadiumin "Loro Boriçi' në mes Adës dhe Dardanisë, e para ka fituar 4-0. Autore të golave kanë qenë Megi Doçi, Luçie Gjini (2) dhe Xhemile Berisha. Me fitoren e sotme, vajzat velipojake janë ngjitur në kuotën e 38 pikë duke zënë vendin e parë dhe duke u shpallur kampione e vendit për të tretin vit me rradhë. Pas përfundimit të ndeshjes, është zhvilluar edhe ceremonia e dorëzimit të medaljeve për protagonistet e ekipit kampion si dhe kupën.

Kampionati i katërt i futbollit të femrave mbyllet të dielën

0

Po i vjen fundi edhe kampionatit të katërt të futbollit të femrave në vendin tonë. I zhvilluar edhe sivjet me tetë femra sigurisht që ai u shoqërua nga një problematikë jo e vogël megjithatë të dielën do të kemi një skuadër kampione. Themi të dielën sepse në fakt atë ditë do të zhvillohet ndeshja e fundit e kampionatit në mes ekipit kryesues Adës së Velipojës dhe Dardanisë së Tiranës. Shtyrja per te dielen ka ardhur pas nje kerkese te drejtuesve te Ades te cilet ne pamundesi per ta shtyre ndeshjen e ekipit te meshkujve ne Gramsh, kane shtyre kete te femrave.

Kamza nuk paraqitet. “Juban Danja” e fiton ndeshjen në tavolinë

0

Ndeshja e rradhës e vlefshme për kampionatin kombëtar të futbollit të femrave në mes ekipeve të Juban Danjës dhe Kamzës, nuk është zhvilluar. Ajo ishte planifikuar të luhej ditën e sotme në orën 14.00 në fushën sportive "Reshit Rusi", ajo nuk është luajtur. Kjo ngaqë ekipi mik nuk është paraqitur. Ndërkohë futbollistet dhe drejtuesit e Juban Danjës kanë qenë të pranishëm dhe kanë pritur 45 minuta sipas rregullores për ardhjen e ekipit kundërshtar. Mosparaqitja e tij do të thotë se në mesjavë, në mbledhjen e rradhës të Komisionit të Disiplinës, kjo fitore do t'i jepet 3-0 në tavolinë ekipit shkodran.

Ada për femra mund 5-2 The Door. Titulli kampion 80 minuta larg

0
Skuadra e Adës në futboll për femra ka arritur një tjetër fitore sot dhe tashmë është vetëm një hap larg shpalljes për herë të tretë kampione e Shqipërisë. Në ndeshjen e sotme, e vlefshme për javën e 13-të, të...

Refuzohet kërkesa e “Juban Danjës”. Ada drejt titullit kampion

0

Pas barazimit të dy javëve më parë në ndeshjen direkte mes tyre, u mendua se Ada tashmë do ishte kampionia e Shqipërisë në futbollin e femrave edhe për këtë edicion ngaqë e ruajti epërsinë ndaj dy pikëve ndaj rivalit direkt të saj, Juban Danjës. Por drejtuesit e kësaj të fundit deshën të kapen në një pikë tjetër, këtë herë tek rregullorja. Arsyeja ka qenë tërheqja e ekipit Tirana AS nga kampionati. Meqenëse ndaj kësaj skuadre, Juban Danja kishte barazuar 1-1 në fazën e parë, drejtuesit e këtij klubit mendonin që nisur edhe nga rregulloret përkatëse, kur një ekip tërhiqet nga gara, të gjithë ndeshjet e saj fshihen dhe pikët që ka në renditje zerohen.

Shqipëria për femra fiton 2-0 në ndeshjen eliminatore me Letoninë

0

Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0 ndeshjen e luajtur sot ndaj Letonisë. Kjo ndeshje siç dihet është e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror. Golat për ekipin tonë janë shënuar nga Memedov në minutën e 17-të dhe Velaj në minutën e 41-të. Loja ka qenë e dominuar gjatë të gjithë kohës nga vajzat tona të cilat kanë patur mundësi të shënojnë edhe gola të tjerë në këtë ndeshje.Formacioni me të cilin ka luajtur kombëtarja jonë në këtë ndeshje ka qenë ky: Gjyli, Proto, Lulaj, Govori, Rrahmani, Berisha (Selmani 75'), Memedov, Jashari (Robeli 90'), Seranaj, Velaj, Curo (Veliu 84').

Kombëtarja shqiptare e femrave barazon 1-1 ndaj Maltës

0

Në barazim 1-1 është mbyllur ndeshja e parë eliminatore e kombëtares shqiptare të futbollit të femrave, e vlefshme per Kampionatin Boteror. Përballë saj pasditen e sotme ka qenë kombëtarja e Maltës. Ndeshja është zhvilluar në Maltë sepse ky vend është zgjedhur nga FIFA për ndeshjet e grupit tonë. Pavarësisht se takimi është dominuar nga vajzat tona, ata nuk kanë arritur dot të fitojnë. Madje kombëtarja shqiptare ka kaluar e para në avantazh me anë të futbollistes që luan në Australi Elvana Curo në minutën e 76-të. Por kur u mendua se Shqipëria do ta mbyllte me fitore këtë ndeshje të parë, ka ardhur goli i barazimit për vendaset që kanë shënuar me anë të Theumas. Në këtë mënyrë krejt ndeshja është mbyllur në barazim 1-1.

Kombëtarja e femrave nesër ndeshjen e parë në Eliminatore

0

Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave është nisur ditën e djeshme drejt Maltës ku do të zhvillojë tre ndeshjet e vlefshme për turin eliminator të Kampionatit Europian. Para nisjes ka qenë edhe presidenti Duka që i ka takuar dhe u ka uruar suksese këtyre vajzave dhe stafit që i drejton. Ndonëse është pjesmarrja e parë e kombëtares sonë në të tilla eliminatore, duhet thënë se skuadra e drejtuar nga Altin Rraklli pretendon kalimin e turit. Interesant është fakti se baza e kombëtares sonë janë dy ekipet e Shkodrës, Ada dhe Juban Danja.

The Door zë vendin e dytë dhe meriton kupën e ekipit “Fair Play”

0

Ekipi i futbollit të femrave The Door Albania ka zënë vendin e dytë në turneun "Citta della pace" të zhvilluar në Rovereto të Italisë. Njëkohësisht ky ekip ka marrë edhe kupën si fitues i lojës "fair play". Vajzat shkodrane të drejtuara nga trajneri Arben Parmeza kanë bërë një paraqitje shumë të mirë duke dalë deri në finale të këtij turneu ku është mundur nga një ekip tjetër. Megjithatë, vendi i dytë i arritur nga ky ekip dhe fitimi i kupës si ekipi më korrekt, janë tregues që ky turne ka shërbyer mjaft pozitivisht për ekipin shkodran. Nisja e ekipit drejt Italisë është bërë në mes të kësaj jave dhe përveç edhe dy ekipe të moshave të djemve, U-17 dhe U-13.