Ada e femrave sot drejt Sllovenisë për ndeshjet e Ligës së Kampioneve

0

Skuadra kampione e Shqipërisë në futbollin e femrave, Ada e Velipojës, pasditen e së sotme do të niset drejt Sllovenisë ku do të zhvillojë ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kampioneve. Siç dihet, në bazë të shortit të hedhur, ndeshjet e këtij grupi ku përveç Adës bëjnë pjesë edhe ekipet kampione të Polonisë, Bjellorusisë dhe Sllovenisë, do të zhvillohen në datat 8-13 në qytetin Primorje të Sllovenisë. Në kampin velipojak tashmë gjithçka është gati për këto ndeshje. Presidenti Lazër Matija ka kompletuar ekipin me bazën e duhur materiale dhe po ashtu është siguruar gjithçka edhe sa I takon udhëtimit. Nga ana tjetër edhe trajneri Selami Pepaj e ka bërë gati skuadrën.

Ada një barazim dhe një humbje me kampionen malazeze

0

Dy ndeshjet miqësore me ekipin kampion të Malit të Zi në futbollin e femrave, Ekonomist të Nikshiqit kanë dhuruar një barazim dhe një humbje për kampionen tonë, Adën e Velipojës. Të dy ekipet janë duke u përgatitur për ndeshjet e Ligës së Kampioneve që zhvillohen në muajin e ardhshëm dhe për këtë arsye, kanë dashur të testojnë veten se ku janë me përgatitjet. Ndeshja e parë miqësore është luajtur  të martën në Shkodër në mes dy ekipeve kampione të futbollit të femrave të Shqipërisë dhe Malit të Zi, Adës së Velipojës dhe Ekonomist e Nikshiqit, e fituar 5-2 nga kjo e fundit, tregoi disa dobësi tek skuadra jonë kampione. Kryesisht në repartin e mbrojtjes por edhe në portë. Megjithatë dje ka qenë histori krejt tjetër.

“Juban Danja”, në krye të skuadrës një trajnere-lojtare

0

Ndryshime të shumta tek ekipi nënkampion i Shqipërisë dhe fitues i kupës së Shqipërisë në futbollin e femrave Juban Danja në prag të sezonit të ri futbollistik. Ndonëse stërvitja ende nuk ka filluar me ritmin e plotë, ajo zhvillohet rregullisht. Madje ky ekip nuk e ka ndërprerë për asnjë moment teksa ka zhvilluar edhe miqësore të ndryshme gjatë kësaj periudhe. Por ndërkohë pritet që në sezonin e ri kjo skuadër të mos ketë të njëjtën përbërje si një sezon më parë. Me shumë të ngjarë disa prej futbollisteve kosovare që kanë qenë pjes ë esaj në sezonin e shkuar, nuk do jenë më në përbërje të këtij ekipi. Po ashtu edhe kapitenia e ekipit tonë kombëtar Aurora Seranaj është rikthyer tek Tirana AS. Në kushte të tilla, pritet edhe njëherë një organizim tjetër i këtij ekipi kryesisht me vajzat shkodrane.

Ada- Juban Danja tjetër përballje. Këtë herë për Superkupën

0

Për herë të parë në historikun e futbollit të femrave në Shqipëri, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të zhvillojë edhe finalen e Superkupës. Trofe ky që ashtu si në futbollin e meshkujve zhvillohet në mes ekipit që ka dalë kampion I vendit një sezon më parë dhe ekipit fitues të Kupës së Shqipërisë. Edhe koha kur zhvillohet kjo finale është thuajse e përcaktuar, që do të thotë se luhet zakonisht një javë përpara nisjes së kampionatit. Përderisa, kampionati kombëtar I femrave nis në mesin e shtatorit, finalja e Superkupës është caktuar të zhvillohet në javën e parë të këtij muaji. Në finale siç dihet do jetë sërish derbi shkodran, ai në mes Adës së Velipojës që ka fituar titullin kampion në sezonin e fundit dhe Juban Danjës, skuadrës fituese të Kupës së Shqipërisë. Këto janë dy skuadrat më të mira të vendit në futbollin e femrave dhe prandaj pritet që të jetë një ndeshje shumë interesante.

“Juban Danja” fiton edicionin e dytë të kupës “Medin Zhega”

0
Figura e Medin Zhegës është kujtuar sërish në Shkodër. Këtë herë nga dy ekipe të futbollit të femrave, të cilët kanë organizuar një takim me njëri- tjetrin duke I vënë emrin kupa “Medin Zhega”, në kujtim të këtij kollosi...

Shqipëria për femra mundet nga Maqedonia 3-4 në miqësore

0
Përveç kombëtares shqiptare të meshkujve që është në prag të një ndeshje shumë të rëndësishme, atë ndaj Norvegjisë që do luajë javën e ardhshme, në fushë ka dalë edhe kombëtarja e futbollit të femrave. Ajo ka zhvilluar pasditen e...

Ada e femrave është shpallur sot zyrtarisht kampione e vendit

0

Ada e Velipojës është shpallur sot zyrtarisht kampione  e Shqipërisë në futbollin e femrave. Në ndeshjen e fundit, atë të luajtur pasditen e sotme në stadiumin "Loro Boriçi' në mes Adës dhe Dardanisë, e para ka fituar 4-0. Autore të golave kanë qenë Megi Doçi, Luçie Gjini (2) dhe Xhemile Berisha. Me fitoren e sotme, vajzat velipojake janë ngjitur në kuotën e 38 pikë duke zënë vendin e parë dhe duke u shpallur kampione e vendit për të tretin vit me rradhë. Pas përfundimit të ndeshjes, është zhvilluar edhe ceremonia e dorëzimit të medaljeve për protagonistet e ekipit kampion si dhe kupën.

Kampionati i katërt i futbollit të femrave mbyllet të dielën

0

Po i vjen fundi edhe kampionatit të katërt të futbollit të femrave në vendin tonë. I zhvilluar edhe sivjet me tetë femra sigurisht që ai u shoqërua nga një problematikë jo e vogël megjithatë të dielën do të kemi një skuadër kampione. Themi të dielën sepse në fakt atë ditë do të zhvillohet ndeshja e fundit e kampionatit në mes ekipit kryesues Adës së Velipojës dhe Dardanisë së Tiranës. Shtyrja per te dielen ka ardhur pas nje kerkese te drejtuesve te Ades te cilet ne pamundesi per ta shtyre ndeshjen e ekipit te meshkujve ne Gramsh, kane shtyre kete te femrave.

Kamza nuk paraqitet. “Juban Danja” e fiton ndeshjen në tavolinë

0

Ndeshja e rradhës e vlefshme për kampionatin kombëtar të futbollit të femrave në mes ekipeve të Juban Danjës dhe Kamzës, nuk është zhvilluar. Ajo ishte planifikuar të luhej ditën e sotme në orën 14.00 në fushën sportive "Reshit Rusi", ajo nuk është luajtur. Kjo ngaqë ekipi mik nuk është paraqitur. Ndërkohë futbollistet dhe drejtuesit e Juban Danjës kanë qenë të pranishëm dhe kanë pritur 45 minuta sipas rregullores për ardhjen e ekipit kundërshtar. Mosparaqitja e tij do të thotë se në mesjavë, në mbledhjen e rradhës të Komisionit të Disiplinës, kjo fitore do t'i jepet 3-0 në tavolinë ekipit shkodran.

Ada për femra mund 5-2 The Door. Titulli kampion 80 minuta larg

0
Skuadra e Adës në futboll për femra ka arritur një tjetër fitore sot dhe tashmë është vetëm një hap larg shpalljes për herë të tretë kampione e Shqipërisë. Në ndeshjen e sotme, e vlefshme për javën e 13-të, të...