Trajneri i Kombëtares së Femrave, Armir Grima, në një intervistë për Supersport pas humbjes me Skocinë, e cila ishte edhe e fundit për këtë fushatë eliminatore për Botërorin e Femrave, u shpreh se është në përgjithësi i kënaqur me nivelin e lojtareve të tij, dhe se ka pasur një rritje, krahasuar me eliminatoret më parë.

Kujtojmë që Shqipëria e Femrave, e mbylli e parafundit grupin, me 4 pikë, duke grumbulluar vetëm një pikë më shumë se Bjellorusia.

Humbje e pranueshme, ndaj vendit të parë në grup?

I kam përgëzuar vajzat për këtë përfaqësim në këto eliminatore. Kemi treguar rritje te futbolli i femrave. Kemi ende shumë punë për të bërë. Kam vetë fjalë të mira për vajzat që na përfaqësuan.

Jeni të kënaqur, në krahasim me eliminatoret e kaluara?

Ne kemi hyrë për të bërë një përfaqësim sa më të mirë, nuk jemi futur si pretendentë në këtë eliminatore. I kemi bërë gol çdo kundërshtari.

Kjo ishte kënaqësia jonë, nuk kemi ndenjur vetëm në mbrojtje. Kemi pasur një rritje të konsiderueshme.