Trajneri Leka: Vllaznia nuk shkon për turizëm në Bosnjë

0

Kampionia e Shqipërisë në futboll për femra, Vllaznia e Shkodrës, nuk do të shkojë për turizëm në Bosnjë për ndeshjet e Ligës së Kampioneve por do të tentojë kualifikimin për në turin e dytë të këtij kompeticioni të rëndësishëm. Kjo është deklarata e bërë nga trajneri Nikolin Leka në seancën e fundit stërvitore të ekipit kuqeblu.

Matija: Vllaznia-femra do synojë suksesin historik në Champions

0

Javën e ardhshme në Bosnjë- Hercegovinë, ekipi kampion I Shqipërisë në futbollin e femrave, Vllaznia e Shkodrës, do të zhvillojë ndeshjet e vlefshme për Ligën e Kampioneve. Përballë saj do të jetë kampionia vendase, ekipi I Sarajevës, kampionia e Greqisë PAOK I Selanikut dhe kampionia e Luksemburgut.

Vllaznia- femra, ja lista e ekipit për “Champions League”

0

"Zbulohet" lista e lojtareve me të cilat Vllaznia e femrave do të synojë suksesin historik, kalimin e turit të parë në "Champions League". Ka qenë vetë UEFA e cila e ka bërë publike 25-shen e federuar të ekipit shkodran. Bien në sy disa emra të rinj në këtë listë, emra të cilët nuk kanë qenë pjesë e ekipit në sezonin e kaluar kur ai u shpall kampion i Shqipërisë.

Liljana Gardijan, një portiere nga Serbia për Vllazninë

0

Përforcimet e bëra nga presidenti Matija për ndeshjet e Ligës së Kampioneve, kanë përfshirë edhe portën. Për këtë arsye, prej disa ditësh ka firmosur me Vllazninë e femrave edhe portieria serbe Liljana Gardijan. Ajo është 28 vjeçe dhe me një përvojë të madhe sepse ka luajtur në disa ekipe, madje edhe jashtë vendit të saj. Në sezonin e fundit ka qenë pjesë e ekipit Spartak Subotica.

Vllaznia e femrave në përgatitjet e fundit për Ligën e Kampioneve

0

Javën e ardhshme ekipi i futbollit të femrave të Vllaznisë do të nisë aventurën e tij në Ligën e Kampioneve. Vajzat shkodrane nën drejtimin e trajnerëve Nikolin Leka po i japin dorën e fundit përgatitjeve për këto ndeshje.

Presidenti Matija: Shorti i Champions i pëlqyeshëm.Synojmë kualifikimin

0

Vllaznia e femrave në futboll që nga dita e djeshme ka mësuar rivalet e saj në edicionin e sivjetëm të Champions League. Vajzat shkodrane do të jenë në grupin e 10-të, atë të fundit të këtij shorti dhe përballë saj shorti i ka vënë ekipin kampion të Bosnjës, atë SFK 2000 Sarajevo, kampionen e Greqisë PAOK të Selanikut dhe kampionen e Luksemburgut Bettembourg. Ndeshjet e kësaj faze të parë të Champions League, do të zhvillohen në datat 22-28 gusht në Bosnjë.

Vllaznia femra e nis me fitore të thellë turneun e Greqisë

0

Skuadra kampione e Shqipërisë në futboll për femra- Vllaznia, e ka nisur me fitore turneun ndërkombëtar që po zhvillohet në Greqi. Në ndeshjen e parë të këtij tuneu, përballë saj ka qenë skuadra maqedonase Tiverija Istatov dhe në fund është fiksuar rezultati i thellë 6-1 në favor të vajzave shkodrane.

Vllaznia femra kampione dy javë para fundit të kampionatit

0

Me fitoren e arritur pasditen e sotme ndaj Apolonisë me rezultatin 2-0, Vllaznia për femra është matematikisht kampione e Shqipërisë dy javë përfundimit të kampionatit. Kjo ngaqë diferenca me fierakët që mbajnë vendin e dytë në renditje tashmë ka shkuar në dhjetë pikë dhe kuptohet që nuk mund të arrihet dot. Takimi i sotëm është zhvilluar në stadiumin "Loro Boriçi" sepse vetë FSHF i ka dhënë rëndësinë e duhur kësaj përballje në mes dy ekipeve më të mira të vendit.

Vllaznia fiton edhe një tjetër ndeshje. Mund 12-0 Juban Danjen

0

Tjetër fitore në kampionat për kampionen në fuqi të futbollit të femrave, Vllazninë. Ajo mesditën e sotme është ndeshur me Juban Danjen të cilën e ka mundur me rezultatin e thellë 12-0. Pavarësisht se kundërshtaret janë munduar të rezistojnë sa më shumë të jetë e mundur, në realitet kanë bërë pak gjë në këtë drejtim sepse Esmeralda Franja ka kaluar në avantazh ekipin kuqeblu që në minutën e parë. Pas saj kanë ardhur me rradhë golat e Maliqit, Jasharit, Doçit dy herë dhe po kaq edhe të Mujës dhe me rezultatin 7-0 do të mbyllej pjesa e parë.

Vllaznia femra, titulli i katërt veç një formalitet tashmë

0

Vllaznia në futboll për femra vazhdon serinë e fitoreve në kampionat teksa në ndeshjen e javës së 13-të, ka arritur të fitojë me rezultatin e thellë 10 me 0 ekipin e Skënderbeut të Korçës. Ndeshja e luajtur në fushën sportive "Reshit Rusi" është dominuar në të gjitha drejtimet nga vajzat shkodrane që  nuk e kanë patur të vështirë ta fitojnë këtë ndeshje. Golin e parë të takimit e ka shënuar futbollisja më e mirë e këtij ekipi Megi Doçi në minutën e 15-të ndërkohë që në minutat e fundit të pjesës së parë do të ishte sulmuesja tjetër e kuqebluve Uendi Muja që ka shënuar tre gola njëri pas tjetrit.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI