Ada e Juban Danja kalojnë pa problem në gjysmëfinale të Kupës
Ada për femra, miqësore në shkurt me FC Rossiyanka të Rusisë
“Juban Danja” godet në merkato. Merr edhe 4 futbolliste të tjera
“Juban Danja” fiton 5-0 miqësoren e sotme me Suharekën
“Juban Danja” të shtunën miqësore me Suharekën e Kosovës
Presidenti Jaku: “Juban Danja” edhe tre përforcime të tjera
Dervish Haxhiosmanoviç zgjidhet trajneri i Adës së femrave
Dervish Haxhiosmanoviç do jetë trajneri I ri I ekipit të Adës në futbollin e femrave. Kampionia në fuqi e futbollit të femrave më në fund e ka gjetur trajnerin e ri. Pankina e saj, kishte mbetur bosh prej disa ditësh pas dorëheqjes së trajnerit të mëparshëm Fatmir Axhani por ditën e djeshme ajo e ka gjetur zëvendësuesin. Ai është një emër mjaft I njohur për futbollin shkodran dhe atë shqiptar, pikërisht Haxhiosmanoviç, trajneri që me Vllazninë ka fituar tre trofetë e fundit, pikërisht titullin kampion në sezonin 2000- 2001, Superkupën në po atë sezon dhe Kupën e Shqipërisë në sezonin 2007-08.
Futbolli i femrave në pritje të ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë
Për futbollin e femrave ka gjithnjë e më tepër interes në Shkodër. Dy ekipet e saj, Ada dhe Juban Danja, kanë krijuar një rivalitet shumë të madh me njëra- tjetrën dhe kjo është parë qartë në fazën e parë të kampionatit. Ky rivalitet pritet të jetë prezent edhe në ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, trofe ky që pritet të nisë në fund të janarit ose në fillim të shkurtit. Edhe në këtë kompeticion, rivaliteti më i madh për ta fituar atë, do jetë sërish në mes këtyre dy ekipeve. Si Ada ashtu edhe Juban Danja pritet të kenë edhe ndryshime në përbërje apo dhe në stafet drejtuese.