Vllaznia e femrave pësoi një humbje të hidhur 1-0 me POAK-un, me skuadrën greke që realizoi me penallti në minutën e 92-të. Gjithsesi, shpresat e shkodraneve mbeten ende të gjalla, pasi në ndeshjen e parë fitoi 1-0 ndaj Sarajevos po me një gol të realizuar në minuta e 92-të nga Megi Doçi dhe tani në ndeshjen e tretë e pret Betembergu i Luksemburgut,  një skuadër modeste.

Në rast fitoreje ndaj këtij ekipi dhe nuk ka gjasa të ndodhë ndryshe, vajzat kuqeblu ngjiten në kuotën e 6 pikëve duke pritur pastaj rezultatin e ndeshjes Paok- Sarajevo. Shanset janë të mëdha që Vllaznia të renditet në dy vendet e para në grup dhe të kualifikohet për në turin e dyytë të Champions League Women.

© shkodrasport.com