Tjetër fitore në kampionat për kampionen në fuqi të futbollit të femrave, Vllazninë. Ajo mesditën e sotme është ndeshur me Juban Danjen të cilën e ka mundur me rezultatin e thellë 12-0. Pavarësisht se kundërshtaret janë munduar të rezistojnë sa më shumë të jetë e mundur, në realitet kanë bërë pak gjë në këtë drejtim sepse Esmeralda Franja ka kaluar në avantazh ekipin kuqeblu që në minutën e parë. Pas saj kanë ardhur me rradhë golat e Maliqit, Jasharit, Doçit dy herë dhe po kaq edhe të Mujës dhe me rezultatin 7-0 do të mbyllej pjesa e parë.

U mendua se ky rezultat do t’i kënaqte ato por nuk do të ndodhte kështu. Në pjesëne dytë do të shënoheshin edhe pesë gola të tjerë me autore Franjen dy herë, Jasharin, Mujën dhe Gjergjin. Përfundimisht 12-0 për Vllazninë e cila me këtë fitore vazhdon të jetë e pathyeshme në krye të renditjes, me plot 42 pikë në 14 ndeshje të luajtura dhe me një golaverazh të shkëlqyer, 141-1. Me barazimin e Kinostudios me Apoloninë këtë javë, diferenca e vajzave shkodrane me fieraket e vendit të dytë ka shkuar në shtatë pikë dhe në këtë mënyrë titulli i katërt kampion rradhazi për ta, do të mbyllet brenda dy javësh dhe natyrisht që nuk ka asnjë logjikë të mendohet ndryshe.
© shkodrasport.com