Ditën e djeshme në Akademine “Albania Judo Kodokan” u zhvillua grumbullimi i femijeve te Shkodres dhe Vau-Dejesit te cilet aderojne ne kete Akademi. Me femijet u zhvillua stervitje e perbashket, u be i mundur kalimi i rrypave por njekohesisht u zhvilluan ndeshje mes xhudistave te vegjel sipas metodes se Kodokanit ne Japoni. Masivizimi i larte  i xhudos ne Akademi, percjellja e disiplines me shum fryme pozitive te grupmoshat e dy qyteteve, e po ashtu rezultatet po nxjerrin se tepermi  ne pah nevojen e nje  hapesire ne Shkoder qe do e beje te mundur lirine e veprimit, dhe te ushtruarit e kesaj disipline ne sherbim te xhudisteve te vegjel te Shkodres dhe grupmoshave te ndryshme.


Vlen te permendet pjesmarrja e nderit e Kryetares Bashkise Shkoder, zj.Voltana Ademi sebashku me inspektoren prane kesaj bashkie, perfaqesues te Bashkise Vau-Dejes dhe Qarkut Shkoder. Prezenca e saj i dha nje fryme motivuese, inkurajuese Akademise te xhudos, xhudisteve te vegjel por edhe prinderve te tyre jo vetem me prezencen fizike dhe shpirterore por edhe  mbeshtetjen dhe dedikimin e znj. Ademi per te bere te mundur nje hapesire ne sherbim te femijeve ne qytetin e Shkodres. Ajo ka premtuar se do të bëjë maksimumin që sapo të përfundojë investimi në stadiumin “Loro Boriçi” t’i sigurojë një ambjent për stërvitje xhudistëve shkodranë dhe kjo natyrisht që do t’i ndihmojë ata për rritjen e rezultateve sportive.

 

© shkodrasport.com